Gruevski ja ofron Zaevit ministrinë e brendshme dhe socialen

gruevski_zaevBurime diplomatike thonë se partia në pushtet ia ka ofruar LSDM-së dy poste ministrore- MPB-në dhe sipas të gjitha gjasave ministrinë për punë dhe politikë sociale. Mundet që Gruevski të pajtohet t’i japë opozitës edhe një post ministror në qeverinë kalimtare, por nuk ka dashur të dëgjojë të tërhiqet nga posti i kryeministrit në shtator, siç insiston opozita.

Libertas shkruan se BDI me padurim është duke pritur epilogun e negociatave mes Gruevskit dhe Zaevit, për shkak të presionit të madh që kanë nga një pjesë e anëtarësisë për të lëshuar koalicionin me Gruevskin.

“Një pjesë e kreut partiak që udhëhiqet nga Musa Xhaferi, Teuta Arifi dhe shefii kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi janë që partia të mbetet në koalicion me VMRO-DPMNE-në, dhe preferojnë arritje të marrëveshjes Gruevski-Zaev që do t’ua lehtësonte pozitat, kurse një pjesë tjetër e partisë tani një kohë të gjatë bën presion ndaj Ahmetit që të lëshojë koalicionin qeveritar”, shkruan Libertas.

Ndërkohë burime partiake thonë për “Lajm” se edhe kryetari i kësaj partie duket sikur është në udhëkryq për momentin. (lajm)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>