Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur sot në një takim homologun grek, Nikos Kocias. Pas takimit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat, ku kanë shprehur vullnetin për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.
Bushati: Do t’i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, bëri të qartë gjatë deklaratës së tij se, jo për të gjitha çështjet që prekin Shqipërinë dhe Greqinë, ka patur dakordësinë nga homologu i tij grek. Në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët, Bushati theksoi se për çështjet që nuk ka patur qëndrime të njëjta, pas diskutimeve pritet që të dërgohen në drejtësinë ndërkombëtare.
“Nga pikëpamja gjeografike çështja e përcaktimit të zonës ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, s’është e njëjta gjë si ajo që do duhet të përcaktohet me Greqinë. Këtë e imponon pozicioni gjeografik. E rëndësishme të theksohen disa elementë, çështja e detit, nevoja për të përcaktuar “shefin kontinental”, e këto janë edhe temat që kemi diskutuar me Kocias. Dihen pozicionimet në Shqipëri dhe në Greqi për këtë çështje. Pritshmëria është si do kapërcehet kjo situatë dhe si do shkohet në një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, e cila është e bazuar në të drejta ndërkombëtare, bëhet në frymë europiane. Të orientojmë opinionin publik në raste të tjera që do kenë ngjashmëri në këtë raport.
Në rast se nga një punë e gjatë e ekspertëve nuk arrihet në një konkluzion të përshtatshëm, e drejta ndërkombëtare dhe fryma europiane na drejton drejt mekanizmave që mund të na japë ndonjë zgjidhje. Procesi i negociatave me Italinë ka zgjatur rreth 7 vite, ka një dosje voluminoze. Janë çështje që kërkojnë kohën dhe momentin e duhur që të zgjidhen. Kemi një interes strategjik për ta zgjidhur këtë çështje, se kemi ekonominë detare që duam ta zhvillojmë, kemi konceptet e BE-së për makro-rajonet.
Greqia është një vend që respekton parimet për të drejtat kombëtare dhe kërkon një marrëveshje të rakorduar me ne. Pavarësisht këndit të ndryshëm të shikimit, pikat e përbashkëta janë më shumë se ato që na ndajnë, është frymë europiane dhe miqësia mes dy vendeve për ta adresuar këtë çështje. Se cila mund të ishte kjo zgjidhje mund t’iu them që për shkak të profesioneve respektive, periudhë që komunikimi nuk është në zbrazëti, se studiohen në imtësi opsionet se si mund të shkohet drejt një gjuhe të përbashkët, për zonën ekonomike”, tha Bushati.
Bushati: Do rishikojmë Traktatin Miqësisë Shqipëri-Greqi
Si vizitë e parë ishte një mundësi e mirë për të rishikuar marrëdhëniet. Ndajmë një të ardhme të përbashkët. Të qenit fqinj domethënë që nuk ka asnjë tabu mes nesh. Vizita të tilla të zyrtarëve të lartë krijojnë pritshmi për opinionin publik. Në kuadër të kësaj vizite kemi biseduar me homologun në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, për të gjitha çështjet, që i konsiderojmë si pjesë të agjendës tonë dypalëshe, nga çështjet e vjetra dhe deri te problemet e përditshmërisë.
Nuk jemi mjaftuar vetëm të ballafaqimi i qëndrimeve, kemi skicuar dhe rrugëdalje të mundshme. Ne do të kërkojmë adresimin tyre brenda normave të së drejtës ndërkombëtare. Inkurajojmë Greqinë që të vijojë me qasjen e saj konstruktive në rajon, frytet e kësaj agjende BE po i merr. Inkurajuam vizitën e Kotzias në Kosovë. Do të inkurajojmë dhe të mbështesim njohjen e realitet të Kosovë së pavarur në një të ardhme.
Sfidat që përballet sot Evropa i vënë para përgjegjësive të reja. Kriza ekonomike dhe siguria e kufijve, si një çështje me komponent të qartë të sigurisë. Falenderoj palën greke që gjeti kohën të miratojë ligjin për nënshtetësinë. Për çështjet e sigurisë energjetike, Shqipëria tregoi përmes politikës së saj dinamike se është një partner i besueshëm. Erdhi momenti që të hedhim hapa të rinj, duke rishikuar Traktatin Miqësisë me një kuadër të ri ligjor, në ndihmë të zgjidhjes së konflikteve konkrete, frymës së barazisë dhe larg çdo lloj retorike. Falenderoj kolegun për mbështetjen që jep në procesin e BE-së.
Në takimin e parë të Venizelos, kemi pasur mundësi të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit për procesin e integrimit të BE-së, Memorandumin për Bujqësinë dhe Turizmin angazhohen që çdo çështje e pazgjidhur të mos influencojë në mbarëvajtjen e proceseve integruese, janë në intereson e dy vendeve. Ritheksoj se takimi dëshmon vullnetin për të vazhduar bisedimet.
Kocias: Problemet ekzistojnë për t’u zgjidhur
Në konferencën e përbashkët, ministri i Jashtënm grek, Nikos Kocias, u shpreh se në takimin me Bushatin u diskutuan çështjet që lidhen me ujërat dhe detin. “Të dy, si unë dhe Bushati jemi të palëkundur se problemet ekzistojnë në mënyrë që të zgjidhen”, tha Kocias.
Ministri grek u shpreh se Greqia është me fat që ka emigrantë shqiptarë, se ka studentë shqiptarë që studiojnë në universitetet greke. “Gjithmonë në auditorët e universiteteve, shqiptarët janë 5 në 10 studentët më të mirë. Unë i dua shumë ata që studiojnë në Greqi, jam me fat se si profesor kam studentë shumë të mirë nga Shqipëria. Janë ata që luftojnë për të ardhmen në mënyrë demokratike”, u shpreh Kocias.
Ministri i Jashtëm grek, deklaroi se sot janë arritur 3 marrëveshje dhe për të ardhmen pritet që të ketë edhe marrëveshjeje të tjera të cilat do të përmirësojnë jetesën në të dyja vendet. Kocias më tej theksoi se Shqipëria është një vend dhe fqinj strategjik për të cilën Greqia do të japë kontributin e saj për të ecur përpara drejt integrimit, por edhe në fushën ekonomike duke patur projekte të përbashkëta.
“Shqipëria një pjesë e Evropë, e Ballkanit, një vend fqinj strategjik. Perëndia na ka dërguar të jetojmë në këtë zonë . Synojmë të përgatisim Shqipërinë në BE. Të jemi sa më krijues për bashkëpunimin në NATO. Çdo gjë që ndodh në Ballkan duhet të përfshijë edhe Shqipërinë. Kemi nënshkruar 3 marrëveshje me Bushatin. Një nga ato do të jetë memorandumi i rishikuar që do të shikojë rrjetet e energjisë dhe telekomunikimit. Do të rishohim çështje të ndryshe si për shembull librat shkollorë. Besimi është diçka e vlefshme”- tha Kocias.
Ministri grek u ndal edhe tek rrymat e valët e paqëndrueshmërisë që vijnë nga situata e luftës në Libi dhe Ukrainë, ku tha: “Ne duhet të stabilizojmë vendet tona duke shmangur valët e paqëndrueshmërisë që vijnë këto dy vende”.
Agjenda
Kocias ka mbërritur mbrëmë në orën 19:05 nga Kosova në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me avionin qeveritar dhe sot në orën 10:30 – 10:50 do të ketë një takim Téte a Téte me homologun e tij, Bushati. Në orën 10:50 – 11:30 do të zhvillohen bisedime bilaterale mes dy delegacioneve. Më pas parashikohet që në orën 11:40 – 12:00 të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp e dy Ministrave të Jashtëm. Më pas në orën 12:10 – 12:50 Kocias do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në orën 14:40 – 15:20 do të takohet me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Më pas do të ketë takimin me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në orën 15:30 – 16:10 dhe takimin e fundit zyrtar do ta ketë në orën 16:20 – 17:00 me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Pasditja e diplomatit grek është e lirë për takime private, ku ai pritet të takohet me minoritetin grek dhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. /Shekulli Online/