HitchBot do të rikthehet në Amerikë

robot HitchBotHitchBot, një robot me aftësinë për biseda të shkurtra dhe rrëfim kuriozitetesh, pritet të rikthehet në rrugët e Shteteve të Bashkuara, pas një akti vandalizmi që e nxori jashtë përdorimit.

Roboti, i krijuar nga inxhinierët Frauke Zeller dhe David Smith, i cili ka përshkuar kilomentra të tëra në Kanada dhe Gjermani, e filloi turneun e tij amerikan me autostop në Boston dhe arriti të përshkojë 480 kilometra, duke arritur në Filadelfia, i njohur si “Qyteti i Dashurisë Vëllazërore”. Javën e kaluar roboti u vandalizua në Filadelfia; copat e tij ishin shpërndarë anës një rruge të qytetit, aq sa mendohej se ishte i pariparueshëm.

Tani krijuesit e tij kanë shprehur bindjen se mund ta kthejnë në operim krijimin e tyre. Hitchbot e përshkon udhëtimin me autostop, në varësi të dashamirësisë së njerëzve që ndalen dhe e marrin në makinë. Roboti mund të zhvillojë biseda të shkurtra me bashkudhëtarët e tij. Ideja e krijuesve ishte që Hitchbot të shërbente si një eksperiment mbi shkëmbimet mes njerëzve dhe robotëve. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>