Google alfabetizohet

Një koncern ndahet nga disa degë të dhe krijon firma-bijë – duke i bashkuar të gjithë nën një emër të ri – një procedurë normale. Por kur ndryshimet i bën Google-i – bota mban vesh.

google“Google nuk është një firmë konvencionale. Dhe nuk duam të bëhemi të tillë.” Me këtë fjali themeluesi i firmës, Larry Page kumton reformën radikale në koncernin e njohur. Tregtia në “web” dhe reklama online duhet të ndahen nga degët e reja të firmave që prodhojnë automjetet automatikë apo dronet. Google do të vazhdojë të mbajë këtë emër, por do të transferohet nën një “çati” me koncernin e ri holding që do të mbajë emrin “Alphabet”. Holding është një firmë që nuk prodhon, por merr pjesë në aksione financiare. Këtu do të kategorizohen për shembull degët e specializuara për lidhjen e ambienteve shtëpiake me rrjetin “Nest”, apo laboratori inovativ “Google X” apo firma start-up “Ventures” do të ekzistojnë si firma të pavarura.

“Koncerni ynë është në gjendje të mirë, por ne besojmë se mund ta bëjmë më transparent dhe më të verifikueshëm”, shkruan Page. Google ka kohë që nuk është më thjesht një makineri kërkimi në internet, ashtu si filloi. Emri Google që simbolizon kërkimin në internet do të jetë vetëm si degë bijë e internetit nën firmën e re “Alphabet”. Google do t’i mbetet në thelb tregtia me kërkimin në internet, videoplatforma YouTube si edhe sistemi mobil Android.

Larry PageThemeluesi i Google Larry Page tani mund të ketë më shumë kohë për t’iu kushtuar ideve të reja

Më shumë transparencë?

Struktura e re do të krijojë më shumë transparencë, që duket se ka humbur në valën e ideve të reja tek Google. Koncerni zhvillon automjete automatikë, termostate të lidhura në rrjet, eksperimenton me drone dhe balona që krijojnë akces në internet – pra koncerni është i shpërndarë në shumë fusha, e nuk dihet ende se kur do të startojnë ato si duhet, dhe kur do të kthehen në minierën e re të arit për koncernin.

Dihet që Google i financon degët eksperimentuese me reklamën në internet. Por nuk dihet se sa para fitojnë degët e veçanta – kjo i zemëron investitorët. Nëse në të ardhmen do të ndahen shifrat e fitimit të tregtisë bazë të Google-it nga fitimet e degëve eksperimentuese si Nest apo Google X kjo do të kontribuojë për më shumë transparencë. Investitorët e vlerësuan këtë hap duke i rritur me gjashtë pikë vlerat e bursës së Google.

Ajo që bie në sy është se YouTube me më shumë se 1 miliardë përdorues nuk do të dalë si pjesë më vete e koncernit Alphabet, por do të mbesë brenda firmës së re bijë, Google. Analistët besojnë se YouTube në këtë rast nuk duhet të bëjë publike shifrat e fitimit, që mendohet se janë shumë më të ulta se pritshmëritë.

 

Sundar PichaiKarriere e shkëlqyer: Sundar Pichai drejton firmën-bijë Google brenda Alphabet

Një ekspert nga India bën karrierë 

Ajo që nuk ndryshon është se kush do të jetë bosi që ka fjalën e fundit. Kreu i koncernit, Larry Page do të jetë tani në krye të Alphabet, dhe do të mbetet bosi i koncernit. Page shkroi se bashkëthemeluesi Sergey Brin do të qëndrojë krah tij si president… Por struktura e re sjell me vete ngjitjen spektakolare në karrierë për Sundar Pinchai, topmenaxher bei Google. Specialisti nga India erdhi në vitin 1993 me një bursë për universitetin e Stanfordit. Para dhjetë vitesh Pinchar erdhi tek Google. Propozimi i tij Google duhet të krijojë “browser”-in e tij i bindi themeluesit e firmës- kështu suksesi i “Chrome” i hapi menaxherit rrugën e karrierës. Tani Pichai do të jetë kreu i firmës bijë Google, dhe do të ketë përgjegjësinë që koncernit të mos i mbarojnë fondet për projekte të reja.

Emri i ri “Alphabet” është një sfidë për konvencionet. Me këtë emër nuk duan të krijojmë një markë të re, shkruan Page, firmat e Alphabetit do të duhet ta kenë lirinë dhe pavarësinë për t’u zhvilluar si marka më vetë. “Dhe mos kini frikë: Edhe ne duhet të mësohemi me emrin e ri.” (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>