Brenda 2016-ës përfundon infrastruktura për ndërtimin e TAP-it

tap-albaniaBrenda vitit 2016 do të përfundojë infrastruktura mbështetëse për zhvillimin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) në territorin shqiptar.

Në zonat malore ka nisur puna për ndërtimin e 51 kilometrave rrugë të reja dytësore, ndërsa do të rindërtohen 41 kilometra të tjera ekzistuese. Brenda 6-mujorit të parë të 2016-ës parashikohet të ndërtohen tri ura të reja dhe riparohen 42 ekzistuese në zona rurale ku do të kalojë gjurma e veprës energjetike dhe do të.

Sipas planit të TAP-it, rrugët dhe urat lidhëse duhet të kenë përfunduar brenda afatit për t’i hapur rrugën vendosjes së tubacionit të gazsjellësit.

Në territorin shqiptar gazsjellësi TAP do të shtrihet në 210 kilometra në tokë dhe 37 kilometra në detin Ariatik. Do të ngrihen dy stacione kompresorësh, një në afërsi të Bilishtit dhe një pranë Fierit.

Gazsjellësi TAP, që do të transportojë gazin nga Azerbajxhani drejt Evropës Perëndimore përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, dhe do të jetë funksional në vitin 2020. Ai do të ketë një kapacitet deri në 10 miliardë metër kub në vit, me mundësi dyfishimi të kësaj sasie.

Gazsjellësi Trans-Adriatik vlerësohet si investimi më i madh i huaj në Shqipëri me rreth 1 miliard euro, ndërsa ndikimi fillestar në ekonominë e vendit parashikohet të arrijë trefishin e kësaj vlere. Ndikimi më i madh parashikohet të jetë në vitin 2017, ku Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet t’i shtohen rreth 500 milionë euro. (shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>