Nëse qytetarët do të organizohen sikur në rastin e shkarkimit të ish-ministrit Jabllanoviq, “Zajednica” do të mundë të ndalet. “Vetëvendosje” do të bëjë të pamundurën dhe nuk do të kursejë asgjë nga vetja, për të parandaluar themelimin e saj, thotë në një intervistë për “Zërin”, Dardan Molliqaj, sekretar i Lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Vetëvendosja” shumë shpejt do të fillojë me tubime mobilizuese gjithandej në Kosovë, ku përfshihen edhe aksione e protesta, në mënyrë që të parandalohet themelimi i Asociacionit të Komunave serbe. Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për “Zërin”, sekretari organizativ i “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj.
Ai thotë se “Vetëvendosje” nuk është kundër serbëve të Kosovës. “Ne po kërkojmë vetëvendosje të qytetarëve të Kosovës; po kërkojmë integrim të vërtetë e jo ndarje në baza etnike, po kërkojmë ndërprerjen e instrumentalizimit të serbëve lokalë nga pushteti fashist në Serbi”. (zeri)