LSDM-ja nesër kthehet në Parlament, Prokurori special më 15 shtator

deputetet e sdsmDeputetët e LSDM-së opozitare kthehen nesër në Kuvend, një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare të 2014-tës. Sipas LSDM-së, kthimi i tyre është para se gjithash respektim i Marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim mundësimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Deputeti Petre Shilegov theksoi se VMRO DPMNE tashmë demonstroi frikë nga kthimi i opozitës, me miratimin e qindra ligjeve pa debat javën e kaluar.

“LSDM-ja kthehet në Parlament siç parashikon marrëveshja, me qëllim që më në fund në Maqedoni të mundësohen kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike në prill të vitit 2016. Pritjet tona janë sikurse pritjet e VMRO DPMNE-së për ne, të kemi paraqitje superiore. Për këtë shkak ata në mënyrë qesharake, komike dhe të mos them delikuente miratuan mbi 400 ligje në javën e kaluar”, deklaroi Petre Shilegov, deputet i LSDM-së.

Pavarësisht kthimit në Kuvend, Shilegov tha se mos-respektimi i marrëveshjes nga partia e Gruevskit do të gjejë përgjigje adekuate nga opozita. Testi i parë është 15 shtatori, kur duhet zgjedhur prokurori special.

“Më 15 shtator patjetër të zgjidhet prokurori special i Maqedonisë. LSDM-ja me asgjë nuk do të kontribuojë për shkeljen e marrëveshjes. I përket Nikolla Gruevskit ta respektojë ose jo marrëveshjen, nëse ai mendon se mund ta shkelë marrëveshjen, menjëherë do të vjen përgjigjja jonë më datë 16-të”, tha Petre Shilegov, deputet i LSDM-së.

Edhe kreu i opozitës Zoran Zaev paralajmëroi se nëse nuk ka marrëveshje për prokurorin special në afatin e parashikuar me marrëveshje, përgjimet e pa publikuara LSDM-ja nuk do t’ia dorëzojë Zvërlevskit, por do t’i publikojë në opinion. Benjamin Arifi 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>