LSDM ka dorrëzuar në Kuvend pesë propozim ligje me të cilat, në tre prej tyre kërkon heqjen e testimit ekstern sin ë shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme, rritjen e pagës minimale në 11.000 denarë dhe ndryshime në ligjin për buxhet. LSDM vlerëson se testimi ekstern ka dëmtuar procesin arsimor, ndërsa propozimi për rritjen e pagës minimale thanë se ka ardhur pas takimeve dhe konsultimeve që janë bërë me qytetarët dhe afaristët.
“Me ligjin për ndryshimin e ligjit për arsim fillor kërkojmë heqjen e testimit ekstern. Me këtë të ashtuquajtur project të Qeverisë në vend që të përmirësohet cilësia në arsim, në mënyrë drastike u përkeqësoi atë me çka shkaktoi dëme të mëdha si procesit arsimor ashtu edhe vetë nxënësve dhe arsimtarëve…Me ndryshimet në ligjin për rritjen e pagës minimale propozojmë të rritet shuma aktuale nga 9.590 denarë në 11.000 denarë. Ky ndryshim ligjor do ti ndihmojë qytetarët me të ardhura të ulta…Do të propozojmë edhe ndryshime në Ligjin për buxhet. Qytetarët duhet ta dijnë se ku dhe si shpenzohen paratë e tyre.”, tha deputeti i LSDM-së, Goran Sugareski. Nga VMRO-DPMNE janë kundërpërgjigjur duke thënë se propozimet e LSDM-së janë vetëm një tentim për të mashtruar opinionin me premtime parazgjedhore. “Qytetarët mbajnë mend se sa herë që ata kanë qenë në pushtet nuk kanë përmbushur asnjë premtim. Qytetarët prej tyre kujtojnë vetëm shkolla të vjetra dhe të shkreta pa asnjë denarë investim në rekonstruimin e tyre ose ndërtimin e shkollave të reja, kujtojnë 200 000 të papunë dhe kujtojnë shpenzime të mjeteve buxhetore për margaritarë për minister e tyre. Propozimet e sotme të LSDM-së shërbejnë për marketing ditor dhe janë pa asnjë analizë serioze dhe mundësi për tu realizuar. Ne nuk do të lejojmë që Kuvendi të keqpërdoret për promovim të politikës së papërgjegjëshme të LSDM-së”, deklaroi Ilija Dimovski, kordinator i VMRO-DPMNE-së.
LSDM ka dorëzuar në Kuvend edhe listën e deputetëve që duhet të emërohen si anëtarë dhe drejtues të trupave parlamentar. Për nënkryetarë të Kuvendit është propozuar Renata Deskovska. Deputeti Goran Sugareski tha gjithashtu se opozita beson që deri më 15 shtator do të zgjidhet edhe prokurori special. Ndërkohë njoftoi se gjatë ditëve në vazhdim do të dorëzojnë edhe iniciativa dhe propozim ligje të tjera për të gjitha zotimet që LSDM i ka bërë gjatë periudhës së fundit në paraqitjet publike dhe takimet e zyrtarëve të saj me qytetarët. Arben Zeqiri