Mehmeti: “BDI kur flet për shërbime sekrete edhe amerikanët i konsideron si armiq?!”

magyaer telekom ali musaShkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka komentuar akuzat e BDI-së ndaj mediave dhe disa personaliteteve publike, të cilat kanë denoncuar dhe akuzuar ashpër kreun e BDI-së për mitmarrje me rastin e skandalit me “Magjar Telekom” sipas dëshmisë së publikuar nga Gjykata e Nju Jorkut”.

Ja komenti i plotë i Mehmetit:

“Për t’i heshtur dhe frikësuar zërat që kërkojnë zbardhje gjyqësore të dëshmive që thonë se Kryetari i BDI-së dhe ‘vëllaçkoja’ i tij partiak, kanë marr mito 5 milion euro, drejtuesit e BDI-së pohojnë se partitë e ‘vogla’ opozitare, si dhe të gjithë ata që kërkojnë një gjë të tillë, janë në shërbim të agjenturave të huaja, të cilat punojnë në dobësimin e kësaj partie! Në ndërkohë, nuk sqarojnë se vallë, institucionet amerikane që merren me zbardhjen e kësaj afere, bëjnë pjesë në këtë grumbull ‘agjenturash’ antishqiptare, apo jo?! Siç shkojnë punët, mbase edhe nuk është e largët dita kur krerët e BDI-së, do i kthehen origjinës ideologjike leniniste dhe do fillojnë ta kritikojnë ‘imperializmin amerikan’! Dhe ç’të thotë njeriu me mendje të shëndosh, lidhur me këto thënie mendjelehta të krerëve të BDI-së, përpos: mjerë populli që i ka spiun të gjithë kritikuesit e politikanëve të kriminalizuar, e atdhetarët më të çmuar të tij, janë kryehajdutët! Apo mjerë populli, atdhetarët e të cilit janë pjesë e atyre që ia përgatisin “Sopotin”, “Brodecin”, Likuidimin e Harun Aliut, “Monstrën”, “Shkupin 2014”, Natën e Tradhtisë së Madhe në Kumanovë…, e ‘tradhtarët’ janë ata që thonë – mjaft më e përbuzët dhe e shkelët këtë popull dhe mjaft më bëtë gjumë në shtratin e shqiptarisë, por posa zgjoheshit, bënit atë që, dikur ua kërkonte LSDM-ja, e sot VMRO-DPMNE-ja!”, – shkruan shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>