Qytetet finaliste për Lojërat Olimpike Verore 2024

Thomas Bach presidenti olimpikKomiteti Olimpik Ndërkombëtar shpalli pesë vendet finaliste në konkurrimin për të organizuar Lojërat Olimpike Verore të 2024: katër qytete evropiane, Budapesti, Hamburgu, Parisi dhe Roma dhe një qytet amerikan: Los Anxhelos.

Komiteti e bëri njoftimin mbrëmë. Presidenti i Komitetit Thomas Bach i cilësoi qytetet finaliste si qytete të shkëlqyera dhe parashikoi që gara do të jetë e fortë. Vendimi përfundimtar do të njoftohet në 2017.

Këto janë lojërat e para olimpike që organizohen pas hyrjes në fuqi të reformave që synojnë ta bëjnë këtë aktivitet më efiçent në kosto për qytetet organizatore dhe të bazohet në plane zhvillimi me ndikim dhe vlerë afat-gjatë. Zoti Bach tha sot se Komiteti do të kontribuojë 1.7 miliardë dollarë për organizmin e Lojërave 2024.

Parisi konkurron me shpresën se do të zgjidhet për të organizuar në 100 vjetorin e Lojërave të 1924 që u organizuan po në këtë qytet. Los Anxhelosi shpreson të zgjidhet për të tretën herë, pasi i ka organizuar lojërat në 1932 dhe 1984.

Hamburgu do të zhvillojë një referendum në nëntor për të vendosur nëse banorët e tij janë të gatshëm të pranojnë këtë angazhim.  (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>