Në Shqipëri, Banka Botërore tha sot se reforma si ajo kundër informalitetit duhet të jenë të qëndrueshme dhe të shtrihen në të gjithë segmentet e ekonomisë.
Banka prezantoi raportin ekonomik rajonal, sipas të cilit, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet nën potencial, ndërsa kreditë e këqija, cmimet e ulëta të naftës dhe kërkesa e jashtme e kufizuar do të të jenë ndër rreziqet kryesore të frenimit të rritjes. (voa)