Tre fitues të Çmimit Nobel në Kimi

nobelistet kimiKomiteti i Çmimit Nobel në Stockholm të Suedisë, i dha Çmimin për Kiminë tre shkencëtarëve për punën e tyre kërkimore për riparimin e ADN-së së njerëzve, që mund të përdoret në trajtimin e kancerit.

Fituesit e këtij çmimi janë: Tomas Lindahl, i Institutit “Sir Francis Crick” dhe Laboratorit “Clare Hall” në Britani, Paul Modrich në Universitetin Duke dhe  Aziz Sancar në Universitetin e Karolinës së Veriut, Chapel Hill, të dy këto universitete në shtetin lindor të Karolinës së Veriut. Lindahl është suedez, Modrich është amerikan dhe Sancar është turk.

Çmimet Nobel jepen çdo vit në disa fusha: mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe për paqen. Paratë që shoqërojnë këtë çmim prestigjioz vijnë nga një fond i lënë trashëgim nga zbuluesi suedez Alfred Nobel dhe çmimet, që kanë filluar jepen që nga viti 1901, simbolizojnë arritjen më të lartë në secilën nga këto fusha. Çmimi Përkujtimor për Shkencat Ekonomike, po ashtu jepet nga ky komitet, megjithëse nuk është njëri prej çmimeve origjinale të caktuara nga Alfred Nobeli.

Fituesve të çmimit u jepen para, sasia e të cilave është e ndryshme nga viti në vit. Atyre u jepet gjithashtu një medalje dhe një diplomë Nobel, që ndahen në ceremonitë e zhvilluara në Oslo dhe në Stockholm në muajin dhjetor. Kur për një fushë ka më tepër se sa një fitues, çmimi ndahet mes tyre në mënyrë të barabartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>