Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic porositu sot subjektet politike në Maqedoni që sa më shpejtë të merren vesh për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Komisioni e di që partitë nuk kanë arritur marrëveshje mbrëmë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor por bisedimet vazhdojnë edhe sot. Komisioni e ndjek nga afër zhvillimin e negociatave dhe pret që partitë të arrijnë marrëveshje sa më shpejtë” deklaroi Kocijancic.
Ajo gjitshtu bëri të ditur se projekt-ligji për ndalimin e publikimit të bombave është tërhequr nga Parlamenti i Maqedonisë. (INA)