Hetimi për ngjarjet e Kumanovës hynë në fazën e fundit

kumanovaHetimi për ngjarjet e Kumanovës më 9 dhe 10 maj, është në fazën e fundit. Kështu thonë nga Prokuroria Publike. 5 muaj tashmë nga aksioni policor në Lagjen e Trimave, janë marrë në pyetje të gjithë të dyshuarit në lidhje me ngjarjen ku u vranë 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

“Po përgatiten dhe kompletohen dëshmitë, të cilat, deri në fund të muajit duhet t’i ofrohen edhe palës mbrojtëse. Aktakuza pritet të dorëzohet pas përfundimit të shqyrtimit nga ana e mbrojtjes”, thonë nga Prokuroria Publike.

Përveç të dyshuarve, para Prokurorit Publik u shfaqën edhe dëshmitarë të shumtë. Alsat mëson se në mesin e personave të marrë në pyetje ka edhe nga Agjencia e Inteligjencës prej nga dolën regjistrime në të cilat tregohen se si kontaktojnë me liderët e grupit të Kumanovës para ngjarjeve në Lagjen e Trimave. Të paktën për publikun, deri në këtë moment nuk është sqaruar nëse kontaktet ishin me qëllim parandalues apo ndoshta të një natyre tjetër. Nga Prokuroria Publike nuk duan të japin detaje lidhur me ata që janë marrë në pyetje. Deri tani, megjithatë, nuk ka asgjë të re në aspektin e ekstradimit të njërit prej të dyshuarve i cili i shpëtoi policisë, teksa tregonte në terren vendin ku ishin fshehur armët. Përveçse kanë dërguar një përkujtesë nën titullin “urgjente”, Prokuroria e Maqedonisë i është drejtuar kolegëve kosovarë edhe për dorëzimin e dëshmive për ngjarjet në Kumanovë, nëse ato ekzistojnë.

Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>