DioGuardi kritikon qasjen e politikanëve shqiptarë në Ballkan

Ish-kongresmeni DioGuardi ka theksuar se ka vite që nuk ka takuar ndonjërin nga politikanët shqiptarë, të paktën për të pirë një kafe.Ish-kongresmeni dhe kryetari i LQSHA-së në SHBA, Joe DioGuardi i ka pritur me shqetësim të madh lëvizjet dhe ecuritë e rënda politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Ballkan, sidomos ato të fundit në Kosovë.

Përmes një letre dërguar veprimtarëve dhe asociacioneve kombëtare shqiptaro-amerikane qe ka bashkëpunim, DioGuardi ka nënvizuar se investimi i madh politik, diplomatik dhe ushtarak qe është bërë për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës nga Amerika mike dhe miqtë e saj në Evropë, nuk e ka merituar që tashti të ballafaqohemi me gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike, informon INA.

“Dihet se shtetndërtimi nuk bëhet aq lehtë, por klasa politike shqiptare në Kosovë me tërë mekanizmat e saj ligjor (Kushtetuese) duhet të bëjnë vijat e qarta për kahet e reja demokratike dhe të ecurive të zhvillimit ekonomik të Kosovës, ndonëse dihen tashmë resurset e saja të pasura të nëntokës dhe të faktorit më të ri njerëzor shqiptar në Evropë”, thekson ne reagimin e tij Joe DioGuardi.

Duke komentuar ikjen masive të shqiptarëve nga Kosova, Dioguardi nënvizon se Qeveria e Kosovës është e vonuar dhe se ajo është dashur që në këtë drejtim të punojë me projekte konkrete për të zhvilluar resurse të caktuara që do të rrisnin punësimet, konkurrencën, zhvillimin e biznesit privat si dhe forcimin e arsimimit.

Ai shprehet i shqetësuar se përse klasa politike në Shqipëri, Kosovë dhe trevat tjera i ka kthyer shpindën LQSHA-së , e cila në programin e saj ka projekte dhe kahjet konkrete të zhvillimit të këtij rajoni të banuar me shqiptarët.

“Të gjitha këto çështje LQSHA i ka në programin e saj si asociacion lotues për çështjen shqiptare, por ka vite që nuk kam takuar njeri nga politikanët shqiptarë, të paktën për të pirë një kafe”, ka nënvizuar DioGuardi. Por, ai shton se përderisa do ti rrah zemra dhe ti qarkulloj gjaku shqiptarë, ai do të jetë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

“E kam thënë dhe po e përsëris, se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur drejtë në hapësirën e Ballkanit të trazuar, ku shqiptarët me shekuj kanë qenë në kandarin e pazareve politike të kohes. Duhet afirmuar vlerat tona si komb dhe jo të jemi në skemën e problemeve, ku të tjerët na konsiderojnë si fajtor kujdestar në rajon”, theksoi ish-kongresmeni DioGuardi. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>