Ikja e vazhdueshme e shqiptarëve, sipas shkrimtarit Fatos Lubonja

LubonjaGjatë këtij viti nga Shqipëria janë larguar vetëm drejt Gjermanisë 6-7 mijë shqiptarë çdo muaj, pra në 10 muaj 60-70 mijë vetë.

Sipas statistikave zyrtare gjermane, emigrantët shqiptarë në Gjermani janë të dytët nga numri pas Sirisë, prej nga njerëzit ikin prej luftës. Por kjo është një dukuri shqetëuese në dy dekada.

Analisti i njohur Fatos Lubonja thotë se është dramatik krahasimi me Sirinë 19 milionë banorë, që ikin sepse bombardohen çdo ditë, kur Shqipëria nuk ka luftë, por njerëzit ikin njëlloj.

Zoti Lubonja thotë se sot pas 25 vitesh Shqipëria është përsëri në një gjendje të ngjashme me luftën dhe kjo tregon dështimin e plotë të klasës politike, ekonomike dhe mediatike të vendit si dhe dështim i sistemit gjyqësor.

Sipas tij, shqiptarët po ikin nga Atdheu, sepse kanë ankth prej pasigurisë për të ardhmen, sepse qeveria nuk i jep asnjë siguri për të ardhmen e afërt, ndërkohë që ekonomia nuk është e qëndrueshme.

Shumica janë të papunë, thotë ai, por pak njerëz e dinë në Shqipëri se cila do të jetë puna e tyre të nesërmen, të gjithë punojnë dhe grabitin sot për sot.

Të varfërit nuk kanë para as për të ngrënë as për të shpërndarë rryshfetet e majme që u kërkohen majtas djathtas, theksoi ai.

Zoti Lubonja thotë se Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës edhe të diturit.

Por më e keqja, thotë ai, është edhe ata që po rrinë këtu kanë braktisur pjesëmarrjen në veprimtari demokratike sepse ndjehen të pafuqishëm dhe të nënshtruar përballë arrogancës dhe indiferenca e pushtetit dhe e politikës.

Njerëzit janë mbyllur në vetvete, në punët e tyre dhe nuk marrin pjesë në ndryshimet që ka nevojë shoqëria, thotë ai.

Zoti Lubonja mendon se të katër pushtetet; politika, ekonomia, media dhe gjykata janë përgjegjës për këtë hemoragji të rëndë, ku ata vazhdojnë të korruptojnë njëri tjetrin deri në skaj.

Rrugëdalja e parë, sipas tij, është përpjekja e pamjaftueshne për t’i demokratizuar dhe emancipuar me lëvizje kulturore. Rruga tjetër është lëvizja popullore.

Por aktualisht nuk ka as demokraci në udhëheqjen politike dhe as lëvizje popullore dhe kjo gjendje është më keq se status quo-ja.

“Autoritetet politike dhe pushtetare po qeverisin territore të zbrazura nga popullata dhe territore të zbrazura nga ambicjet e njerëzve për liri, dinjitet dhe demokraci” – tha zoti Lubonja.

Nga kjo situatë, thotë ai, mund të dilet vetëm me kurajo qytetare dhe me angazhim të gjerë demokratik të shoqërisë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>