Kuvendi ka thirrur seancë plenare ne të cilën do të diskutohen ligjet nga Marrëveshja e Përzhinos. Ne rend dite janë Komisioni Anketues për përgjimet, Kodi i ri Zgjedhor, ndryshimi i Kodit Penal, ligji për mbrojtjen e privatësisë, ligji për mbrojtjen e informatorëve dhe propozim ndryshimi i ligjit për punën e qeverisë.
Ndërkohë nuk dihet saktë nëse gjatë kësaj seancë do të votohen edhe ministrat e rinj. (alsat)