Maqedonia e mori rekomandimin e shtatë radhazi nga Komisioni Evropian për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht zbatimin e plotë të marrëveshjes të korrikut/ qershorit dhe të fillohet me reformat sipas rekomandimeve të KE-së.
Këtë para pak çastesh para deputetëve në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET-grupi) në Bruksel e njoftoi eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han.
Duke e paraqitur Strategjinë për zgjerim për vitin 2015, Hani për Maqedoninë konfirmoi se ka rekomandim të ri me me kushtin e pritur.
“Për avancimin e arritur deri tani, zbatimi i marrëveshjes të korrikut është i rëndësishëm dhe Komisioni Evropian propozon hapjen e negociatave me Maqedoninë nën kushtin që të zbatohet marrëveshja e korrikut dhe urgjentisht të fillohet me masat e reformave të rekomanduara nga KE-ja. Më tej me këtë çështje do të merremi pas zgjedhjeve parlamentare në pranverën e vitit që vjen”, njoftoi Han para eurodeputetëve.
Sipas eurokomisarit ka nivel të lartë të harmonizimit me legjislativën evropiane, por është dëshmuar se qëndrimi politik është i rrezikuar për shkak të implikimit politik dhe korrupsionit.
“Në korrik është arritur marrëveshje politike, ku kanë ndërmjetësuar eurodeputetët Ivo Vajgël dhe Eduard Kuak edhe atë në mënyrën më të mirë që të merret vendim i krizës politike. Liderët politikë në vend duhet të jenë koshientë, se cilat janë prioritetet për reforma urgjente. Nevojitet që të përfundojë edhe reforma e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa masa shtesë për besim nevojiten mes bashkësive etnike”, shtoi Han.
Seanca para AFET e Europarlamentit zgjat akoma me pyetje dhe paraqitje të eurodeputetëve, ndërsa komisari Han në ora 12:30 në konferencë për shtyp në Komisionin Evropian gjithashtu publikisht do t’i prezantojë raportet e progresit në eurointegrimet e vendeve nga procesi i inkuadrimit. (INA)