Pritje madhështore kuqezinjve, Cana: Krenar që do të luaj në stadiumin e Prishtinës

mire se vini ne shqiperi plisatKombëtarja shqiptare ka arritur në Prishtinë pak pas orës 17:00, ku është pritur në mënyrë madhështore nga “Plisat” dhe një numër tifozësh, pranë hotelit ku ata do të qëndrojnë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, me të arritur në Prishtinë tha se është i lumtur, që nesër do të zbresë në stadiumin e Prishtinës, duke shtuar se ky stadium është i lidhur me të dhe familjen e tij, sepse edhe babai i tij, Agim Cana ka qenë lojtar i Prishtinës.

“Jam krenar që jam në një vend dhe në një stadium me një histori të ngushtë, ku unë kam debutuar dhe ku babai im ka qenë pjesë e ekipit që i përket ky stadium. Shto këtu, në një moment kur kombëtarja jonë ka arritur një sukses dhe i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me kualifikimin në Europianin e Francës”, ka thënë Cana.

“Pritja ka qenë shumë e mirë nga çdo person që kemi takuar, çdo makinë na kanë përshëndetur dhe të gjithë njerëzit, ashtu si dhe ‘Plisat’, ndaj dhe ishte vërtet një pritje fantastike”, ka deklaruar Cana.

/ Top Channel

TIFOZAT KUQEZI NË PRISHTINË, POR JO NË STADIUM

Tifo-grupi më i organizuar i kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë bërë të ditur se më 13 nëntor do të jenë në Prishtinë…

Tifo-grupi më i organizuar i kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, përmes një deklarate për shtyp kanë bërë të ditur se më 13 nëntor do të jenë në Prishtinë, për t’iu bashkuar festimeve mbarëkombëtare për kualifikimin historik në finalet e “Euro 2016”, por jo në stadiumin e Prishtinës, gjatë kohës që do të luhet miqësorja vëllazërore, Kosovë-Shqipëri. Ata ngulin këmbë se duhet të kemi një kombëtare e jo dy, që të përfaqësojë flamurin kuqezi, atë të kombit tonë.

“Këtë të premte, kampionët tanë zhvillojnë ndeshjen e parë, pas kualifikimit historik në Kampionatin Europian “Francë 2016”, në shtëpinë e tyre të dytë, AUTOKTONE, në Prishtinë. Ndeshja do të jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë. Që nga themelimi, një ndër misionet bazë të “Tifozave Kuq e Zi” ka qenë që shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një kombëtare dhe të përfaqësojmë vetëm një flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë dhe, për këtë arsye, të premten nuk do të jemi prezent si grupim në stadiumin e Prishtinës, por sigurisht do të jemi prezent në Prishtinë për festën e madhe.

Që nga themelimi dhe deri më sot, ne kemi përkrahur vetëm Kombëtaren Shqiptare dhe skuadrat shqiptare në Europë, por asnjëherë të vetme nuk kemi qenë në tribuna, kur në fushë kanë qenë dy skuadra, me futbollistë shqiptarë. Dhe, me gjithë dëshirën që të festojmë, nuk do të mundemi të jemi aty. “Tifozat Kuq e Zi” u bëjnë thirrje te gjithë shqiptarëve në Kosovë të shfrytëzojnë praninë e kombëtares në Prishtinë dhe të festojnë në numër sa më të madh. Edhe ne, si grupim, do të jemi të pranishëm në Prishtinë dhe do të festojmë të gjithë së bashku këtë arritje historike të kombëtares tonë.

Për fund, “Tifozat Kuq e Zi” vazhdojnë të besojnë se sot, më shumë se kurrë, janë krijuar kushte që të kemi vetëm një kombëtare. Ne duhet të vazhdojmë të përkrahim ekipet shqiptare të të gjitha trevave, që do të luajnë në arenën ndërkombëtare, dhe të mos mbesin të izoluara. Sidoqoftë, në përfaqësimin si komb, duhet të jemi një dhe vetëm një. Kombëtarja që e kemi tani është shembulli më i mirë i bashkimit dhe suksesit. Gëzuar shqiptarë! Gëzuar Shqipëri Etnike!” – thuhet në qëndrimin zyrtar të këtij tifo-grupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>