E vërteta për skenaret dhe zullumet e Ali Ahmetit !?

Xhezair-ShaqiriO Ali Ahmeti e patriot me bateri, po fjalë me peshë paske thënë, e tu thaftë goja. Gjithë ata që po të kritikojnë ty dhe partinë tënde DUI,  na qenkan pre e shërbimeve të huaja.  Në mesin e atyre që të ka kritikuar dhe denoncuar tradhëtitë tuaja jam edhe unë e mijëra familjarë të ish-UÇK-së, të vrarë e të burgosurë, të tradhëtuar nga ti dhe subjekti juaj me elemente të dyshimta të UDB-së – BDI –DUI, që kanë shkronja të ngjajshme.

Po o i mjerë ne nuk po të shajmë prej qejfit, por prej dameve dhe dhimbjeve që na i ke shkaktuar o tradhëtar. Po të tregoj publikisht pse unë po të shaj e kritikoj, o i pa besë.

A të kujtohet kur u njoftuam së pari herë unë dhe ti në Tiranë, dhe prej gjithë atyre punëve dhe rreziqeve që kam bërë në luftën e Kosovës 98-99, asnjë dështim nuk ka pasun, as shokë të arrestuar,  as armatimin të zanun  apo ndonjë aksion që kam udhëhequr unë.

Nëse të kujtohet me qindra ton armatim kanë kaluar nëpër duart apo organizimin tim me shokët e mi, e  jo shokët tu A isha unë i pari,  jo ndër të parët që në dhjetor 99 pranova të futem në territor të Maqedonisë,  që të organizoj celulat e para të njësiteve të UÇK-së në territorin e IRJM, për aktivitete të ndryshme. Ti atëkohë ishte në Spital të Zvicrës, ku me telefon shpesh kontaktonim. A u grumbulluan në Tanushë, në vendlindjen time mbi 120 ton armatim për një kohë të shkurt dhe asnjë pjesë e armatimit apo ndonjë pjesëtarë i jon i grupit të biente në duart e KFOR-it  apo policies maqedonase. Ti dhe të tjerët që ishit në diasporë Musa, Fazlia, Buxhaka, etj, nuk e keni ditur se ku asht Tanusha, por na çojshit selame se kemi bërë punë të paparë,  e ju asnjë fishek nuk e dërguat ka Zajazi.

A filloj lufta e 2001 në Tanushë apo Zajaz. A të kujtohet beteja e fundit  e UÇK-së  2001 në Haraçinë,  që më pate thënë në telefon se lufta mbaroj dhe fituam ne dhe se do te vjen një delegacion i NATO-s me Piter Fejtin, se unë duhet të bisedoj me të vetëm se si të tërhiqet UÇK-ja prej Haraçine në drejtim të Likovës.

Nëse  nuk të kujtohet beteja e Haraçinës me batalionin e 5 të UÇK-së ( batalioni i vdekjes), shqiptarët ende e mbajnë mend ate betejë të lavdishme të trimave te UÇK-së.

A të kujtohet që pasi ka mbaruar lufta 2001 dhe ne u strehuam në Kosovë, e ti u ktheve prej Prizerenit në Shipkovicë,  për ta çu në vend amanetin e shokëve tanë të UÇK-së, që ranë dëshmorë në beteja të shumta dhe ty ta besuam betejën politike. A të kujtohet kur ra  në hall me politikanët shqiptarë të asaj kohe dhe më thirre në telefon për ndihmë, e unë prej Kosovës erdha me disa shokë në këmbë dhe duke ardhur tek ti, pse më pate thirr dhe të pata besuar shumë rruges ka kalova unë ndjeva një tradhëti dhe u ngutëm e mas 15 minuta ku kalova unë në shpejtësi, komandant Baci – Izair Samiu me disa shokë ra në pritë. I mjeri Baci për çdo ditë kishte kaluar asaj rruge që ishte e kontrolluar nga TFF-ja ndërkombëtare, por ate ditë për mua  ishte përgaditur tradhëtia, por pësoi Baci.

A të kujtohet kur unë u plagosa në Kosovë dhe pas 10 ditëve pasi më erdhi vetëdija tu paraqita në telefon prej spitalit të Bondstillit dhe të thash: Ali çka u ba që personat të cilët më vranë pas shpine, kishin ardhur të përgaditur prej Shipkovice. Ti pata përmendur edhe emrat: Qufa, Rida, Demiri dhe Sahit Ajvazi , e ti më pate thënë në telefon se mos ke dert se këtë punë do ta pastrojme si burrat mes nesh dhe nuk do të mbeten pa u ndëshku.

Por jo, unë qe 9 vite nëpër Malet e Karadakut larg 5 fëmijve të mij. E Sahit Ajvazit ja dha fakultetin në UT dhe e punësove në ministrinë e brendshme. E të tjerët I bëre funksionarë e beneficione tjera. Fëmijët tu gufojnë prej jetës luksoze e asnjëherë nuk ke shku me i vizitu 5 fëmijët e mi, se  a kanë bukë apo a po mbijetojnë, more i pabesë.

Pabesia dhe tradhëtinat të qofshin ty dhe subjektit kriminel DUI që po e udhëheq, e që e more në qafë këtë popull. Pasha të madhin Allah,  ti nuk do ti kesh punët mire dhe zullumi i madh që ke bërë ka me të ndjekë kudo. Po të shoh që nuk je rehat dhe zullumi tu ka shtu dhe nuk ka shpëtim. Dhe për gjithë shqiptarët në Maqedoni nuk përmbahem të jap një porosi se “mallkimi i gjakut të shokëve të vrarë të UÇK-së, qoftë mbi ata, të cilët ja japin votën këtij subjekti BDI-DUI. (Xhezair Shaqiri)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>