Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA thotë se Maqedonia përballet me shumë probleme në rrugën e saj eurointegruese.
Ajo thekson se mbështetja për reforma në Maqedoni është duke u venitur , korrupsioni mbetet shumë i përhapur dhe qytetarët e vendit veç më po ngopen.
“Së pari: është shumë turpëruese pasi që shumë vite me radhë, Komisioni është dashur të rekomandonte hapjen e negociatave me Maqedoninë, nga shkaku se qeveria greke vazhdon të bllokon këtë në Këshill. Një zgjidhje për çështjen e emrit duhet të gjendet, por kjo nuk ka të bëj me proçesin e pranimit. Në ndërkohë, mbështetja për reforma në Maqedoni është duke u venitur. Qytetarët veç më po ngopen. Unë mbështes presion më të madhë nga BE-ja mbi Greqinë me qëllim të ketë një përfundim i shpejtë dhe i mirë për këtë çështje”, thekson Lunacek për agjencinë e lajmeve INA.
Duke marrur parasysh kriteteret politike brenda Maqedonisë, ajo vë në pah se, ky proçes i tanishëm ka theksuar nevojën që parlamenti në mënyrë thelbësore të përmirësoj performacën e tij si një forum për dialog dhe përfaqësim konstruktiv politik, si dhe funksionet e tij legjislative dhe mbikëqyrëse.
“Kjo duhet të përfshij mbikëqyrjen kredible funksionale të punës së shërbimeve të inteligjencës dhe kapacitetin për të monitoruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore në vend. Mungesa e partisë kryesore opozitare ka zvogëluar cilësinë e reformave dhe ka vështirësuar punën e kontrolleve dhe balancimeve”, vlerëson eurpalamentarja Lunacek.
Zyrtarja e lartë e Parlamentit Evropian flet edhe për ambinetin jot ë përshtatshëm në të cilin punojnë organizatat e shoqërisë civile.
“Edhe pse është bërë një çfarë progresi, organizatat e shoqërisë civile kanë vazhduar të shprehin vërejtje serioze për klimën e rëndë në të cilën ato punojnë. Gjatë krizës politike të këtij viti, OSHC-të shpesh kanë luajtur një rol konstruktiv duke prganizuar protesta të shumta paqësore në linja etnike, dhe kanë kërkuar më shumë llogaridhënie nga politikanët. Shoqëria civile gjithashtu ka demonstruar unitetin ndëretnik si rrjedhojë e ngjarjeve tragjike në Kumanovë në pranverë të vitit 2015. Autoritetet nacionale për këtë duhet të përfshijnë shoqërinë civile në politikëbërjen dhe legjislacionin në një mënyrë më të rregullt dhe efektive”, shprehet ajo për agjencinë INA.
Lunacek potencon se Maqedonia duhet të demonstroj vullnet të fuqishëm për luftimin e korrupsionit.
“Korrupcioni gjithashtu mbetet shumë i përhapur. Vendi duhet të demonstroj vullnet të vërtetë politik në luftën kundër korrupcionit në formën e masave autonome dhe efektive përmes detyrimit të ligjshëm dhe trupave mbikëqyrëse, veçanërisht Komisoni Shtetëror për Prevenim të Korrupcionit, duke rritur dukshmërinë e masave anti-korruptive dhe duke krijuar një kornizë efektive për mbrojtje të informatorëve, në linjë me standardet evropiane dhe praktikat më të mira”nënvizon ajo.
Dhe disa fjalë për sa i përket lirisë së shprehjes. “Megjithatë disa përpjekje janë bërë në lidhje me lirinë e shprehjes përsëri media mbetet një sfidë serioze në kulturën mediale dhe klimën politike momentale. Vendi ka vazhduar të kthehet mbrapa gjatë vitit të kaluar. Për këtë kemi një nevojë të madhe që të sigurohet një transparencë e plotë nga qeveria që të paraqes se publiku ka qasje në raportimin objektiv dhe të saktë dhe një shumëllojshmëri të pikëpamjeve përmes masmediave, në veçanti përmes transmetuesit të servisit public”, thekson Lunacek.
Dhe në fund ajo flet për fluksin e fundit të azilantëve, që në mënyrë dramatike janë rritur këtë vit, duke krijuar një ngarkesë të konsiderueshme në kornizën e vendit për azil dhe migrim.
“Rritja e numrit të migrantëve dhe refugjatëve që marrin rutën Ballkanike është si pasojë e dështimit të gjërë të politikës së migrimit dhe azilit të BE-së në të cilën Serbia dhe Maqedonia nuk kanë kontroll. Duke locuar përgjegjësinë kryesore për procesimin e aplikimeve për azil në vendin e parë të BE-së ( sipas rregullores së Dublinit) dhe duke kufizuar ardhjen e sigurtë dhe legal të hyrjes ka sjellur një tendosje joreale mbi vendet fqinje dhe jashtë BE-së. Për këtë unë plotësisht pajtohem me konkluzionin e Amensty International: “ Serbia dhe Maqedonia duhet të bëjnë shumë më tepër për të respektuar të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve. Por, aty është e pamundur të ndahen shkeljet e të drejtave të njeriut nga presionet e mëdha të fluksit të migrantëve dhe refugjatëve në dhe nëpër BE, dhe sistemit migrues të dështuar të BE-së”, vlerëson ajo. ( Muhamer Pajaziti/ina )