Ludmil Klusev, mjeku psikiatër nga Ferfildi i SHBA-ve është arrestuar me akuzën për distribuim ilegal të ilaçeve që kanë supstanca droge, por edhe me akuzën për pastrim parash.
Sipas gazetës ditore Zëri i Ditës, Klusev është arrestuar së bashku me Dushan Bosotov që po punon në një ordinancë private në Milford. Sipas aktakuzës, 51 vjeçari njihej për dhënien e reçeteva të dyshimta për pacientët, të cilët për nevojat e tyre paguanin shuma të mëdha parash.
Ai u zbulua nga një inspektor policie, i cili u paraqit në cilësinë e pacientit. Ludmil Klusev është djali i kryeministrit të parë të Maqedonisë pas pavarësimit të vendit. (ina)