Ende i paqartë fati i organizatorit të sulmeve të Parisit

policia + pellumbiProkurori i Parisit tha sot se është ende e paqartë nëse personi i dyshuar si “organizatori” i sulmeve terroriste të javës së kaluar është vrarë në ndërtesën ku policia kreu një bastisje sot në mëngjes në rrethinat e Parisit, duke menduar se ai fshihej atje.

Policia hyri me forcë në ndërtesën në Saint-Denis dhe arrestoi tetë persona, por 27 vjeçari Abdelhamid Abaaoudm një belg me origjinë marokene që ishte krenuar për muaj me radhë për aftësinë e tij për t’iu shpëtuar autoriteteve, nuk ishte mes tyre.

Agjencitë perëndimore të zbulimit kanë muaj që e kërkojnë Abaaoudin, por ai ka arritur të shmanget, duke thënë se mund të qarkullonte pa u diktuar mes Sirisë dhe Evropës. Familja e tij ka shprehur indinjatën dhe motra e tij, Yasmina u shpreh se “lutej që Abdelhamid” vërtet të kishte vdekur, kur dolën njoftimet që më pas dolën të pavërteta, se ai ishte vrarë në Siri duke luftuar në radhët e Shtetit Islamik, para një viti.

Autoritetet franceze e kanë identifikuar atë si organizatorin kryesor të sulmeve me bombë dhe armë në sallën e koncertit në Paris, në një stadium futbolli dhe restorante dhe bare, ku gjetën vdekjen 129 vetë dhe u plagosën 300 të tjerë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>