Çdo te beni me Pollogun ? Deri kur do te vazhdoni te helmoni Tetoven duke u dhene vdekjen çdo dite banoreve te ketij qyteti ? A mos valle pasi i shtyni, pasi i perçmoni, pas i lini pa pune , pa investime, si te huaj ne vendin e tyre doni ti merrni edhe Oksigjenin ? Si mund te lejoni qe Tetova te jete qyteti me i ndotur ne bote ? E kjo sepse nje fabrike nuk ve filtrat e nevojshem qe kerkohen me detyrim edhe ne vendet me te mbaruara te botes por leshon çdo dite vdekje nga oxhaqet e saj. Vdekje qe po endet mbi shtepite e njerezve te thjeshte.
Pergjegjesite jane tek ju qe i perfaqesoni !!
Ose me mire tek ju qe duhet ti perfaqesonit ! Deri tani keni bere veç hajna e asgje tjeter.
Hajna ne mengjes, hajna ne dreke, ne darke, me duart ne xhepat e qytetareve e tashme edhe ne fytin e tyre. Ç’lloj shqiptaresh jeni ju ? A nuk mendoni edhe per keta njerez ? A nuk kane edhe ata te drejte te jetojne ? A nuk duhet ju ti mbroni ? A nuk duhet te kerkoni respektimin e standarteve europiane nga kjo fabrike ? Ne cilin krah jeni ju ?
Problemet kardiovaskulare kane mbytur te rinjte, tumoret jane rritur ne masen 80 perqind, nenat po pesojne aborte spontane dhe mese 100 foshnje kane vdekur vetem ne nje vit, ashtu si meshkujt qe po vuajne e rrezikojne sterilitet nga kjo ndotje.
U thoni biles banoreve te behen gati per te festuar 28 nentorin por si mund te festosh nje feste kombetare qe perfaqeson aq shume per ne, kur nga krahu tjeter i denon me vdekje ? U thoni dilni shqiptare, festoni se ju jeni shqiptare, gezoni, se ne shqiptaret e tjere (te politikes) kemi interesa te ngushta e do t’ju vrasim pakez.
Ju jeni politika shqiptare qe duhet te ngrinit zerin atje ne parlament, te benit ate per te cilen keni marre voten e jo te shisni njerezit tuaj sikur te mos kene asnje vlere. / Marin Mema