Një grup shkencëtarësh në Gjermani kanë ndërtuar një shtëpi, për të cilën shpresojnë se do të prodhojë dy herë më shumë energji se sa i nevojitet. Ata thonë se projekti provon se njerëzit mund të jetojnë në të ardhmen me energji të pastër, që nuk prodhon gaz karbonik.
Kjo është shtëpia B10 në qendër të Shtutgardit. Ajo mund të ngjajë me një ndërtesë të zakonshme zyrash, por kjo shtëpi e vogël përfaqëson në fakt kulmin e prodhimit dhe të efektshmërisë energjitike.
Me çatinë e saj me panelele diellore për prodhimin e energjisë elektrike, me një sistem tepër të efektshëm për ngrohjen dhe ftohjen dhe me një komandë elektronike që bashkërendon gjithshka, shtëpia B10 prodhon më tepër ernegji se sa i nevojitet.
Ajo u ndërtua në verën e vitit 2014 dhe që prej më shumë se një viti është vënë në punë për zyra.
Rezultatet janë inkurajuese, shtëpia ka prodhuar energji shtesë, të mjaftueshme për një makinë elektrike, ngroh një muze pranë dhe madje i jep një sasi energjie rrjetit elektrik publik.
Shkencëtarët shpresojnë që kjo shtëpi të prodhjojë dyfishin e enegjisë së nevojshme që ajo të funksionojë si ndërtesë zyrash.
Thorsten Klaus është drejtori i Sistemeve Ndërtuese në Aktivhaus, grupi që drejtoi projektin.
Ai thotë se shkencëtarët janë të aftë të kontrollojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes përmes një programi elektronik.
“Kjo është modula për ngrohjen, ftohjen dhe ventilimin. Kjo është pompa e ngrohjes. Sistemi i ventilimit qendror me aftësinë e rigjenerimit të nxehtësisë; ai hidraulik, që na lejon të lidhim burime të ndryshme nxehtësie, së bashku me cisternën dhe rezervuarin e akullit dhe me çatinë diellore, të gjitha këto përbëjnë sistemin e ngrohjes dhe të ftohjes të shtëpisë. Të gjitha sistemet funksionojnë në kombinim me programin elektronik që ka aftësi vetë-rregulluese. Kjo na bën ta kontrollojmë shëpinë me efektshmërinë më të madhe.”
Shtëpia është e vogël, vetëm 52 metra katrore. Ajo ka vetëm një dhomë, një garazh dhe një banjo.
Një linjë elektrike prapa shtëpisë fillon të funksionëjë me bateri dhe falë sistemeve të ngrohjes dhe të ftohjes.
Shtëpia B10 është projektuar nga arkitekti Werner Sobek dhe toka ku është ndërtuar është pronë e qytetit të Shtutgardit.
Frank Heinlein, Instituti i Qëndrueshmërisë i Shtutgardit
“Për mua më e rëndësishme në këtë projekt është bashkëveprimi i sistemeve dhe inteligjenca e programit që përdorim. Nuk janë vetëm materialet, apo ndërtimi. E rëndësishme është se shtëpia mendon për ne dhe e shpërndan energjinë brenda saj. Projekti nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e energjisë së qëndrueshme, por me gjetjen e një mënyre për balancimin e prodhimit me konsumin”.
Pulti kontrollon të gjitha pjesët e shëpisë, si ngrohja dhe ndriçimi, por edhe se si duhet shpërndarë energjia e tepërt.
Po ashtu shtëpia me kohë ka aftësinë të kuptojë rutinën e banorëve të saj dhe e rregullon automatikisht temperaturën dhe ndriçimin, sipas prirjes së tyre.
Shtëpia ka 40 panele diellore në çati dhe mund të prodhojë deri në 10,4 kilovatë orë energji elektrike.
Bateria prapa shtëpisë mund të ruajë deri në 11 kilovatë orë energji.
Frank Heinlein thotë se energjia shtesë që prodhon shtëpia mund të ruhet tek bateria, mund të furnizojë makinat elektrike dhe në se tepron akoma, pjesa tjetër mund të shkojë në rrjetin publik të energjisë.
Studjuesit thonë se projekti i shtëpisë B10 do të vazhdojë për disa vjet dhe shëpia do të testohet në situata të ndryshme. Pas përfundimit të provës, ajo do të hiqet dhe do të riciklohet. (voa)