Zvicër-Shqipëri, sfida çoroditëse…sipas DailyMail

kombetarjaShorti i Parisit dha verdiktin e tij për ndarjen e grupeve të 24 skuadrave pjesëmarrëse të Euro 2016, duke shkruar historitë e para, histori që kanë të bëjnë me disa ndeshje që do të përjetohen në mënyrë të veçantë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në media është pikërisht përballja e 11 qershorit 2016 në Lens, mes Shqipërisë dhe Zvicrës. DailyMail i ka dedikuar një artikull kësaj përballjeje, që e cilëson si një prej ndeshjeve më çoroditëse të Europianit të Francës.

Kjo për faktin se Shqipëria do të hedhë në fushën e lojës 6 lojtarë të lindur në Zvicër, ndërsa helvetët kanë në përbërje futbollistë, të cilët kishin mundësitë të zgjidhnin kundërshtarët e tyre për të luajtur.

Shqipëria është mijëra kilometra larg Zvicrës, por emigracioni në masë nga Ballkani ka bërë  në vendin helvet të dalin dhjetëra futbollistë të talentuar me të drejtën për të bërë zgjedhjet e tyre. Rasti që spikat më shumë është ai i vëllezërve Xhaka, Granitit dhe Taulantit, që do të jenë kundërshtarë në sfidën e Grupit A.

Nuk është hera e parë që dy vëllezër luajnë kundër njëri-tjetrit dhe këtë e vërteton shembulli i vëllezërve, Boateng në Botërorin 2014, por është hera e parë që një gjë e tillë ndodh mes dy përfaqësueseve nga kontinenti europian e për më tepër në ngjarjen më madhore të tij.

Graniti Xhaka do të luajë për Zvicrën duke hedhur poshtë mundësinë për të veshur fanelën e skuadrës së vendit të origjinës, ndërsa Taulant Xhaka, që edhe pse ka luajtur në ekipet e të rinjve të Zvicrës, në fund vendosi të mbrojë ngjyrat kuqezi

Edhe Amir Abrashi më parë ka luajtur për Zvicrën, madje ai ka qenë edhe në lojërat Olimpike 2012, por kjo nuk e pengoi atë që në fund të zgjedhë Shqipërinë.

Zvicra nga ana e saj beson shumë te Xherdan Shaqiri, i lindur në Gjilan të Kosovës nga prindër shqiptarë, të cilët u transferuan në vendin helvet, kur ai ishte vetëm 1 vjeç.

Pajtim Kasami ka lindur në Zvicër me prindër shqiptarë, ndërsa Valon Behrami u transferua kur ishte 5 vjeç.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>