Gjashtë muaj pasi një nga raketat e tij shpërtheu pak pas nisjes, programi SpaceX rifilloi dje operacionet me një lëshim dramatik të një rakete në mes të natës dhe uljen historike të një segmenti të saj.
Raketa Falcon u lëshua në ajër në Kepin Kanaveral të Stacionit të Forcës Ajrore në Florida, duke dërguar 11 satelitë të vegjël në orbitën pranë Tokës për firmën e komunikacioneve OrbComm.
Rreth dy minuta pasi nisi fluturimi, njëri segment i raketës u shkëput lehtësisht nga trupi i saj dhe filloi një ulje të kontrolluar në Tokë.
Ishte hera e parë që një raketë e lëshuar në orbitë, bënte një ulje të suksesshme të kontrolluar në Tokë. (voa)