Në Maqedoni do të vazhdojë të shënojë rënie çmimi i naftës, pasi që kompania e naftës “Helenik Petroleum” që është pronare e rafinerisë “Okta” në Shkup ka firmosur marrëveshje me Kompaninë nacionale iraniane. Kjo është një nga marrëveshjet e para mes Iranit dhe një kompanie evropiane, pas heqjes së sanksioneve ndaj Iranit, informon INA.
Kjo do të mundësojë rënie të çmimeve gjatë periudhës së ardhshme. Por muajve të fundit ka pasur rënie të çmimit, ndërsa kjo ndodhi edhe dje kur Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi uljen e çmimit për 3,5 denarë për litër. Sipas kësaj, sot çmimi i benzinës Eurosuper u ul në 57, 5 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli për 39 denarë për litër. Me këtë Maqedonia konsiderohet si vendi me çmim më të ulët të derivateve të naftës. (INA)