Rasti ‘Sopoti’, seanca shtyhet për më 23 shkurt

sopotSeanca për rastin e Sopotit është anuluar edhe gjatë ditës së sotme.

Avokati Naser Raufi pretendon se arsyeja e anulimit është se seanca duhet të kaloj në duart e prokurores speciale. Seanca shtyhet për më 23 shkurt.

“Arsyet nuk i dimë zyrtarisht pasi që nuk ishte prezent as trupi gjyqësorë, por sipas meje e arsye është se këtë lëndë duhet që ta punojë Prokurorja Speciale, pasi që është e qartë se kjo lëndë ka të bëjë me përgjimet e telefonatave që edhe publikisht u shpallën dhe që doli se është rast i montuar”, deklaroi Naser Raufi, avokat në rastin “Spoti”.

Ndërkohë nga Prokuroria Speciale për Alsat thonë se ata për momentin nuk mund të japin përgjigje për rastin në fjalë.

“Në këtë moment nuk kemi mundësi që t’ju sigurojmë përgjigje rreth pyetjeve , por ju njoftojmë se përgjigje do të merrni për një kohë të shkurtë”, thanë nga Prokuroria Speciale.

Për rastin e Sopotit u dënuan 11 persona, banorë të fshatit Sopot për shkak të shpërthimit të një mine në afërsi të fshatit, ku humbën jetën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një civil.

Të akuzuarve dënimi iu shqiptua duke u marrë për bazë dëshmia e Ramadan Bajramit, dëshmi të cilit pala mbrojtëse insiston që të shpallet e pavlefshme, nën arsyetimin se është dhënë nën presion dhe dhunë.

Senat Zylbehari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>