Ohridsky: Ja emrat e politikanëve shqiptarë që do t’i hetojë Prokuroja speciale

KATICAProkurorja special Katica Janeva, para vetes do të përballet me sfidë serioze, pikërisht atë që e pret populli i Maqedonisë, por edhe faktori ndërkombëtarë.

Redaksia e “OhridSky” muaj më parë kishte shkruar se  FBI-ja amerikane, BIA serbe, prokurores speciale Janeva do t’i dorëzojnë materiale që kanë të bëjnë me aktivitetet kriminale të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, ku si frontmenë kryesorë në të gjitha marrëveshjet e dyshimta, paraqitet Mile Janakievski së bashku me kumbarin e tij, i cili është një prej maqedonasve më të pasur me prejardhje nga f. Vërbjan – Debarcë, Ljupço Todorovski-Radnik, Martin Protugjer, Gordana Jankullovska, Orce Kamçev, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Todorov, Ivica Konevski, Ilija Kitanovski edhe 40 funksionarë lartë të ranguar partiakë të VMRO-DPMNE-së.

Sipas këtij portali, në materialet ekskluzive që do t’i dorëzohen prokurores speciale Katica Janeva (e që nuk kanë qenë pjesë e ‘bombave’ të Zaevit), gjenden edhe video incizime nga më tepër ngjarje, siç janë “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Polikollor”, “Tetra sistem”, “shitja e artefakteve nëpërmjet postës diplomatike”, “larje e organizuar e parave nëpërmjet Maqedonisë në narko kartelat nëpërmjet Maqedonisë, në vlerë prej mbi 100 miliardë euro. Personat e lartpërmendur do të jenë “pacientët e parë” në përpunimin e Janevës.

Sipas burimit të “OhridSky”, prokurorja speciale Katica Janeva dhe familja e saj, janë nën mbikëqyrje sigurimit të vazhdueshëm 24 orë nga forcat speciale të SHBA-ve, të cilët janë në gjendje në çdo kohë të intervenojnë në mbrojtje të saj, por trajtim të tillë do të ketë edhe ekipi i saj, që ajo do ta zgjedh. Është koha që krimi i organizuar në Maqedoni të pastrohet, i cili viteve të fundit është motor për shumë aktivitete kriminalistike në Europë dhe më gjerë, flet diplomat i lartë për siguri, për “OhridSky”. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>