Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka thënë gjatë qëndrimit në shesh me liderët e opozitës dhe aktivistët se opozita ka mjaftueshëm gaz edhe për të bllokuar seancat e radhët të Kuvendit të Kosovës,
“Kemi gaz lotsjellës edhe për seancat tjera të Kuvendit. Policia na ka pajisur me to në protestën e fundit të opozitës.Kemi ende municion nga policia”, ka thënë Kurti.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë nga sheshi që të largohet sa më parë nga pushteti, në mënyrë që siç ka thënë ai, të hapet perspektiva qytetare. raporton indeksonline
“Nga kjo qeveri nuk mund të presim gjëra të mira, veçse më shumë korrupsion e zajednica”, ka thënë Kurti.
I pyetur se çka nëse Hashim Thaçi zgjidhet president, ka thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë një gjë të tillë si nga jashtë nga sheshi, ashtu edhe nga brenda, me çdo kusht.
(Kosova Sot)