Pikëpyetja amerikane rreth angazhimit rus në Siri

KerryNjë plan amerikano-rus për armëpushim të pjesshëm në Siri që hyn në fuqi të shtunën, ka ngjallur skepticizëm tek ligjvënësit amerikanë, të cilët shtrojnë pyetjen nëse Rusia do t’i zbatojë angazhimet e saj. Ligjvënësit e pyetën dje Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry nëse Uashingtoni është i gatshëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë, nëse kjo e fundit nuk e zbaton planin.

Në një takim këtë muaj në Mynih, Grupi Ndërkombëtar që Mbështet Sirinë hodhi hapat e parë për një grup pune nën udhëheqjen amerikano-ruse, për të gjetur mënyrën se si t’i jepet fund luftimeve pesë vjeçare në Siri dhe krizës së rëndë humanitare.

Por, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë shtroi pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Rusia, aleate e Sirisë, nuk pranon të tërhiqet nga sulmet ajrore kundër rebelëve. Senatori John Barrasso:

“Duket se nuk ka pasoja për një shkelje të armëpushimit nga Putini. Nuk kam dëgjuar as një të vetme të cituar nga kjo administratë.”

Zoti Kerry tha se nuk mund të garantonte funksionimin e armëpushimit por tha se do të kritikohej nëse nuk bënte asgjë për dhënien fund të krizës në Siri.  Zoti Kerry tha se po diskutohen alternativat.

“Po zhvillohen diskutime të konsiderueshme mbi planin B nëse nuk kemi sukses në tryezën e bisedimeve.”

Reagimi nga senatori Bob Corker ishte i menjëhershëm.

“Sekretari po negocion një situatë ku nuk ka plan B. Rusia e di që nuk do të ketë plan B.”

Por disa thonë se Uashingtoni mund të ketë alternativa të tjera në dispozicion. Analisti Daniel Server:

“Pyetja qendron nëse Amerika mund të bëjë më shumë ushtarakisht kryesisht në ribalancimin e situatës. Kjo do ta bënte zgjidhjen politike më të mundshme.”

Zoti Server thotë se meqënëse regjimi sirian i mbështetur nga Rusia ka patur sukses kundër opozitës, klima mund të mos jetë e përshtatshme për zgjidhje politike. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>