IS kërcënon Facebook-un dhe Twitter-in

facebookNjë grup hakerësh me lidhje me grupin terrorist Shteti Islamik kanë bërë një kërcënim kundër themeluesit të Facebook-ut Mark Zuckerberg, si dhe ndaj themeluesit të Twitter-it, Jack Dorsey.

Grupi “Sons of the Caliphate” – Djemtë e Kalifatit, ka postuar në internet një video 25-minutëshe, të titulluar “Flames of the Supporters” – Flakët e përkrahësve, që i paraqet dy titanët e tekonologjisë të përfshirë nga flakët dhe me vrima nga plumbat.

Në video thuhet me mburrje se anëtarët e ISIS-it vazhdojnë të kenë llogari në Facebook dhe në Twitter, megjithë hapat që po merren për t’i ndaluar ata.

Në video pretendohet se anëtarë të Shtetit Islamik kanë 10 mijë llogari individuale në Facebook, 150 në grup dhe mbi 5 mijë llogari në Twitter.

Si Facebook, edhe Twitter kanë marrë masa që t’i zhdukin postimet e përkrahësve të ISIS-it në portalet e tyre.

Twitter, që thotë se ka mbi 320 millionë përdorues aktivë, tha se ka pezulluar mbi 125,000 llogari me lidhje me ISIS-in që nga mesi i vitit 2015.

Ndërsa Facebook-u hoqi nga portali profilin e autorit të sulmit në

San Bernardino,Tashfeen Malik, për shkeljen e rregullores së shërbimit. Kompania tha se ajo ndalon çdo përmbajtje që vlerëson, ose nxit “akte terroriste”.

As Twitter-i dhe as Facebook-u nuk kanë komentuar për videon e publikuar sot. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>