Prokuroria Speciale pritet që përmes një konference me mediat të publikojë dosjen për rastin korruptiv “Magjar Telekom”, ku nga një dëshmi në Gjykatën Amerikane dyshohen se kanë përfituar paligjshëm milion euro lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri dhe ish-kryeministri Vllado Buçkovski.
Agjencia e lajmeve INA përmes shkrimeve serike kishte nxjerrë hollësi për këtë krim të rëndë, ku protagonistë të implikuar nga dëshmia e dhënë në Gjykatën e Nju Jorkut përmenden ish-kryeministri Vllado Buçkovski, kryetari i BDI, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferri.
Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska javë më parë vuri në dukje se ka filluar procedura për rastin Magjar Telekom, e kërkuar nga prokurorët për krim të organizuar.
Ajo tha se bashkëpunimi me institucionet shkon me të vërtetë rëndë, me çka prolongohen procedura para hetimore. (ina)