Debati i nxehtë i kandidatëve republikanë

debati kandidatet republikanRepublican U.S. presidential candidates (L-R) U.S. Senator Marco Rubio, Donald Trump and Senator Ted Cruz speak at the debate sponsored by CNN for the 2016 Republican U.S. presidential candidates in Houston, Texas, Feb. 25, 2016.

Debati më i fundit ndërmjet kandidatëve republikanë për president u shndërrua në një shkëmbim me zëra të lartë ndërkohë që kandidatët trajtuan çështje si imigracionin e paligjshëm, politikën amerikane në Lindjen e Mesme, si dhe transparencën e deklaratave të taksave të kandidatëve.

Sapo filloi sesioni i pyetjeve, rivalët më pranë kandidatit Donald Trump filluan të sulmojnë besueshmërinë e biznesmenit miliarder.

“Ti je i vetmi person këtu që je gjobitur pasi ke punësuar njerëz ilegalisht për të punuar në projektet e tua. Ke punësuar njerëz nga Polonia.”

“Jo, unë jam i vetmi këtu që kam punësuar njerëz. Ti nuk ke punësuar asnjë”, u përgjigj Trump.

“Ai po premton se nëse fiton do të shkojë të përmbyllë marrëveshje në Uashington… Ka mbështetur demokratët dhe u ka dhënë qindra mijëra dollarë. Dikush që shqetësohet për imigracionin e paligjshëm, nuk punëson imigrantë të paligjshëm”, tha Ted Cruz.

I mbështetur tashmë nga dy senatorë republikanë për zgjedhjet në 12 shtete ditën e martë, Donald Trump nuk u zmbraps prej sulmit të Ted Cruz.

“Unë shkoj mirë me të gjithë. Ti nuk shkon mirë me askënd, me asnjë senator republikan me të cilët punon çdo ditë. Asnjë prej tyre nuk të mbështet. Duhet të të vijë turp.”

Në rrafshin ndërkombëtar, zoti Trump tha se nuk do ta mbështesë armëpushimin që po vendoset në Siri.

Dy kandidatë të tjerë, Guvernatori i Ohios, John Kasich, dhe ish-neurokirurgu Ben Carson, vazhdojnë të jenë në garë dhe morën pjesë në debat, por mesazhi i tyre u la në hije prej shkëmbimeve të tre kandidatëve të tjerë.

Vëzhguesit mendojnë se votimet paraprake të së martës, mund të riformatojnë kampin republikan.

Në kampin demokrat, Hillary Clinton fitoi një avantazh pas Nevadës ndaj Bernie Sanders për votimet e së shtunës në Karolinën e Jugut, ndërkohë që ata po përgatiten për votimet e të ashtuquajturës “super e marta”,  në 12 shtete. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>