Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Rama kritika deputetit Blushi dhe pranon: Statuti nuk është respektuar. Blushi: Idea e referenudmit një marrëzi. Shmang garën
Mbledhja e sotme e AsaNë Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama pranoi sot se statuti i kësaj force politike është shkelur me mosorganizimin e zgjedhjeve për drejtuesin e saj në vitin 2013. Ai propozi sot që socialistët të shprehen me referendum për ndërprerjen e mandatit apo rinovimin e tij. Deputeti Ben Blushi, kritik i ashpër ndaj zotit Rama dhe njeriu që e ka ngritur me forcë këtë cështje, e cilësoi propozimin e kryetarit të partisë si një marrëzi, pasi sipas tij kjo do të thoshte sërish shmangie të zgjedhjeve brenda partisë.
mblesë së Partisë Socialiste ishte parapri nga debatet e forta e shpesh dhe tensione të brendshme të rregjistruara ditët e fundit. Në qëndër të tyre ka qenë deputeti Ben Blushi i mbështetur dhe nga disa deputetë të tjerë, i cili është shprehur mjaft kritik lidhur me funksionimin e partisë apo mënyrën e qeverisjes së vendit. Këtyre debateve kryetari socialist Edi Rama i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së tij, duke pranuar dhe se ka gabuar. Megjithatë ai e quajti të papranueshme që qeveria të sulmohet nga brenda me fakte të pavërteta sipas tij dhe që “të pranojmë që një diskutim legjim për statutin të kthehet në një debat hileqar për qeverisjen. Sepse për statutin mund të kemi opinione të ndryshme. Bujrum, le ta cojmë deri në fund debatin, madje më fërshëlleni mua sa të doni. Mund të kemi opinione të ndryshme, edhe për qeverisjen sigurisht, ti ballafaqojmë, po e drejtë, për këtë duhet të kishim funksionuar edhe kryesi, edhe asambleja e me radhë. Por ama nuk mund të kemi në këtë parti kurrsesi jo, fakte të ndryshme mbi qeverisjen”, u shpreh zoti Rama.
Ai u ndal në vecanti në cështjen e mandatit të tij si kryetar dhe garën e munguar në shtatorin e 2013 kur i kishte përfunduar katërvjecari i dytë në drejtimin e partisë socialiste. “Statuti nuk është respektuar lidhur me zgjedhjet time si kryetar i PS. Por pse nuk është respektuar. Opinionet janë të ndryshëm, por pse nuk është respektuar këtë nuk mund ta diskutojmë dot”, pranoi zoti Rama.
Sipas tij këtë cështje nuk mund ta zgjidhë kongresi, duke qenë se ai është zgjedhur me parimin një anëtar një votë. Zgjidhja që zoti Rama ofroi për këtë është: “Shkojmë në referendum dhe ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim, as ju, as unë, as ne, por socialistët dhe socialistet në të gjithë Shqipërinë me votë të lirë dhe të fshehtë, në përgjigje të pyetjes nëse mandati im duhet të ndërpritet dhe të shkojmë tek ata për të zgjedhur kryetarin me një anëtar, një votë, apo mandati im rinovohet automatikisht në bazë të modelit të ri statutor sipas modelit laburist”.
Kritiku i tij i ashpër, deputeti Ben Blushi, i cili prej kohësh i mëshon kësaj cështjeje e quajti një marrëzi propozimin e zotit Rama, e për me tepër dhe një shkelje sërish e statutit: “Eshtë një gjë e paarsyeshme. Eshtë marrëzia e një njeriu që kërkon të shkojë në zgjedhje pa kandidat. Nuk do që të ketë zgjedhje, por do të shkojë pa kandidat. Që Edi Rama të ketë përballë vetes Edi Ramën. Kjo nuk mund të ndodhë”.
Pavarësisht komenteve të zotit Rama ndaj deklaratave të tij për situatën e vendit, zoti Blushi tha se i qëndron atyre: “Unë do vazhdoj të flas përsa kohë nuk ka zgjedhje, nuk ka kolegjialitet, nuk respektohet statuti. E përsa kohë që mendoj se Rilindja dhe PD-ja janë fatkeqësisht dy parti të djathta. Unë nuk jam dakort që Partia Socialiste të mos jetë më e majtë. Kam hyrë në mënyrë vullnetare në një parti të majtë. Dua të mbetem deri në fund këtu, përsa kohë që kjo është partia ku kam hyrë, e cila duhet të bëjë të paktën dy gjëra. Të respektojë statutin, që nuk po e bën, dhe të respektojë thelbin e ekzistencës së vet, që është një partia e majtë”.
Disa deputatë dhe anëtarë të asamblesë, përfshirë dhe zotin Blushi kanë shpallur platformën e Lëvizjes për Demokraci, brenda partisë, e cila sipas tij është një qasje për një parti më demokratike. Por mbetet ende e paqartë se cfarë përfaqëson një lëvizje e tillë, cfarë ajo synon dhe si do të veprojë. (voa)