Bukë kundër diabetit dhe kancerit

bukeStudjuesit në Universitetin e Shkencave në Wroclaw të Polonisë kanë zbuluar një recetë buke, që e bën këtë element bazë të dietës perëndimore më tepër se sa një ushqim standart.

Profesor Zygmunt Gil po provon përbërës të ndryshëm tek buka për të cilat ai beson se sigurojnë mbrojtje nga sëmundje si diabeti dhe kanceri.

Kjo realizohet duke i shtuar brumit, përbërës të tjerë, të cilët ruajnë vlerat gjatë pjekjes si dhe shijen origjinale të bukës. Frutat e thata dhe erëzat e kësaj recete nuk i shtohen brumit për t’i dhënë shije, por vetëm për të ruajtur vetitë e tyre që në afat të gjatë ndihmojnë për të parandaluar disa lloj sëmundjesh.

Professor Gil thotë se do që buka e së ardhmes të jetë si një “tabletë”, të cilën ne e hamë çdo ditë, pa menduar aspak për vlerat e saj.

“Do të jetë si një tabletë, e cila përveç vlerave ushqimore ushqimore bazë, përmban edhe përbërës të rëndësishëm nga ana fiziologjike. Përbërësit e tjerë, me bazë fibre, janë shumë të rëndësishëm për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve që lidhen me stilin e jetesës, si obeziteti, mbipesha, apo diabeti dhe kanceri. Qëllimi i këtyre përbërësve të tjerë është parandalimi i proceseve kancerogjene, ose atyre që shkatërrojnë shëndetin.- thotë prof. Gil.

Prof. Gil dhe ekipi i tij kanë gjetur sasi të mëdha komponentësh bioaktivë në pulpën e frutave, apo perimeve, produkte që mbeten pas shtrydhjes së lëngut të tyre.

Ajo që në kushte normale konsiderohet si mbetje, përgatitet nga shkencëtarët përmes një procesi ngrirjeje dhe tharjeje. Më pas kjo masë grihet, duke përftuar një pudër të imët që i shtohet bukës para pjekjes.

Sipas ekipit të prof. Gillit, ky process përpunimi i mbron përbërësit nga temperaturat e larta të furrës së pjekjes.

Normalisht, kur frutat i shtohen bukës para pjekjes, ajo ruan vetëm shijen, duke humbur pjesën më të madhe të vlerave për shëndetin.

Shkencëtarët po ashtu janë duke eksperimetuar me varitete të reja mielli, të përftuar nga elbi dhe tërshëra, që nuk përdoren zakonisht tek buka, por që përmbajnë një sasi shumë më të lartë të përbërësit të njohur si beta-glukane, që po ashtu luan rol në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, si ato që prekin sistemin kardiovaskular.

“Në se ky komponent është i pranishëm në sasi të mjaftueshme në ushqimin e njerëzve, ai ndikon në përmirësimin e nivelit të kolesterolit”,thotë Gil.

Në studim u provuan metoda të ndryshme të përgatitjes së brumit dhe të bukës, si dhe përbërës si molla, ftoi, kakao, kokonut, qepë, lakër e kuqe dhe një numër i madh farërash dhe drithërash, si tërshëra dhe liri.

Kaloritë dhe yndyra studjohen me kujdes dhe kësaj recete i shtohet edhe fibra.

“Në se buka ka një përmbajtje të lartë fibre, ajo nuk të bën të shtosh në peshë, pasi nuk ka përmbajtje të lartë karbohidratesh”, thotë mjekja Agata Wojciechowicz-Budzisz.

 

“Ushqimet e pasura në fibër të ngopin, prandaj pasi kjo lloj buke të bën të ndihesh mirë dhe nuk të jep më uri për një kohë të gjatë”, shton ajo. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>