Marrëveshja KESH-OSHEE, Konkurrenca: Nuk cënohet liria e tregut

Energjia-KESHAutoriteti i Konkureencës e ka cilësuar si të rregullt marrëveshjen mes OSHEE-së dhe KESH-it për të shitur tepricat e energjisë së prodhuar nga kaskada e Drinit në kushtet e prurjeve të mëdha, me qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.

Tepricat e energjisë, kooporata i eksportonte me një çmim jo të favorshëm ndërsa nga ana tjeter OSHEE e importonte me një çmim shumë më të lartë.

Për të shmangur këtë situatë, palët lidhën një vit më parë një marrëveshje që i ka kursyer Opertarotit të Shpërndarjes së Energjisë 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve dhe 4.2 milionë euro të ardhura shtesë për KESH.

Autoriteti i Konkurrencës u vu në lëvizje pas kërkesës së Shoqatës së Tregtarëve të Energjisë të cilët pretendonin kufuzim të konkurrencës duke mos lejuar pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit për tregtimin e energjisë të kompanive të licencuara nga ERE.

Hetimi i autoritetit nënvizon se marrëveshja sjell përfitime esenciale për konsumatorët duke patur parasysh që kostot e blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes përfshihen në tarifat e furnizimit me pakicë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>