Këshilli Opozitar: Në Maqedoni shumëçka është jolegjitime, përpos idealeve të popullit shqiptar

Keshilli-Kim MemetiPas deklaratës së Prokurores Speciale, Katica Janeva se të gjitha zgjedhjet që nga viti 2011 e deri tani janë jo- legjitime , me çka vihet në pikëpyetje edhe  legjitimiteti i presidentit , deputetëve, Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe Këshilli Opozitar.

Në reagim thuhet se deklarata e Prokurores Speciale vetëm e dëshmon atë që ky Këshilli e ka përsëritur në kontaktet me qytetarët, e që ka të bëjë me të vërtetën se shqiptarët e Maqedonisë, janë të papërfaqësuar dhe përballen me institucione të privatizuar e të partizuar shtetërore, që janë në shërbim të “sekteve” partiake të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së.

“Këshilli Opozitar, e ripërsëritë se krimi i pafalshëm që ia bënë popullit të tyre politikanët injorantët dhe të papërgjegjshëm të BDI-së dhe PDSH-së, është se ata – duke e ditur se nuk e kanë mbështetjen e popullit –  u bënë shërbëtorë të qarqeve antishqiptare politike e policore maqedonase, me çka u shndërruan në mbulesë për realizimin e projekteve të cilat e deshqiptarizuan  Maqedoninë si dhe për aksione policore nëpër vendbanimet shqiptare e që u paraprinin proceseve të montuar gjyqësore”, thuhet në kumtesën e Këshillit Opozitar.

Andaj, thuhet në kumtesë, Këshilli Opozitar mbetet i përkushtuar në formimin e frontit opozitar pjesë e të cilit do të jenë individë, organizata joqeveritare, parti opozitare…, me të cilat bashkërisht do ta luftojnë të keqen që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare në Maqedoni, ndërsa votuesve do ua kthejë më të shenjtën që u takon atyre e që ua morri BDI-ja dhe PDSH-ja, – votën e lirë dhe të drejtën që të kenë  përfaqësues të vet legjitim. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>