Kuvendi mblidhet nesër, OSHP sërish në rend dite

kuvendi KosovesKuvendi i Kosovës nesër nga ora 11:00 zhvillon punime plenare, ku do të shqyrtohen 8 pika të rendit të ditës.

Në mesin e tyre është edhe emërimi i anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që në dy seancat paraprake nuk ka qenë e mundur të zgjidhen.

Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma për Kosovë, tashmë kanë shprehur qëndrimin e tyre se do të bojkotojnë të gjitha punimet plenare, raporton lajmi.net.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do të shqyrtojë çdo seancë dhe në bazë të temave për të cilat do të diskutohet dhe vendoset, ata më pas do të marrin qëndrim nëse do të marrin pjesë në të.

Përveç zgjedhjes së anëtarëve të OSHP-së, nesër do të votohet për projektligjin për zhurmën dhe disa tema të tjera.

Më poshtë mund të lexoni rendin e ditës të seancës së 30 marsit:

Votimi i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

Votimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me

mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,

Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,

Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,

Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.

03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-31 për Proceduren e Përgjithshme Administrative. (zeri)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>