Kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski në kuadër të vazhdimit të seancës së 98 konstatoi tërheqjen e ligjeve të opozitës dhe menjëherë pas përfundimit të seancës, pa mos caktuar seancë tjetër shpërndau Kuvendin. Me këtë rast Veljanoski falenderoi deputetët për kontributin e dhënë dhe njëherit iu uroi suksese në të ardhmen. Gjatë aktit të shpërbërjes në sallë ishin prezent vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe disa deputetë të pavarur.
Ndërkohë paraprakishtë Kuvendi nuk konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zv/ ministrave të LSDM-së. Alsat mëson se po zhvillohen negociata për të bindur LSDM-në opozitare që të merr pjesë në zgjedhje. Ndërsa Veljanoski vedimin për zgjedhje të parakohshme pritet ta nënshkruaj më 15 prill, por kjo nuk nënkupton shtyrje të zgjedhjeve.
Meqenëse Kuvendi u shpërbë sonte atëherë nuk ka asnjë lloj mundësie për prolongim të zgjedhjeve sepse ky vendim vjen nga kuvendi, ndërkohë që Kuvendi veç më është shpërbërë.
• 7 Prill (60 ditë para zgjedhjeve) – Kuvendi shpërndahet
• 22 Prill – KSHZ duhet të inspektojë publikisht listën e votuesve
• 6 Maj – KSHZ duhet të publikojë vendvotimet
• 12 Maj – Duhet të përfundojë inspektimi publik i listës së votuesve
• 13 Maj – Lista e plotë e deputetëve duhet të publikohet në shtypin ditor
• 16 Maj – Fillon fushata zgjedhore dhe duhet të përfundojë më 4 qershor
• 17 maj – KSHZ-ja do të paraqesë listën zgjedhore e politike
• 21 Maj – KSHZ-ja do të nënshkruajë listën e votuesve, ose lista e votuesve përdoret për votim
• 2 Qershor – KSHZ-ja duhet të dorëzojë materialin zgjedhor për KKZ
• 4 Qershor – KKZ duhet të dorëzojnë materialin zgjedhor të Qendrave të Votimit në të gjithë Republikën e Maqedonisë
• 5 Qershor – Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
alsat