Cilat ndërmarrje dhe persona të Maqedonisë kanë lidhje me Panaman?!

shkupiBotën e tronditi skandali i ashtuquajtur “Dokumentet nga Panama”. Të dhënat e fshehta për ndërmarrjet që janë themeluar vetëm nga një zyrë avokati “Mossack Fonseca”.

Është e rëndësishme që të theksohet se posedimi i llogarisë nga një ndër destinacionet ofshor të njohura nuk është jo-legale. Megjithatë, sipas gazetarëve të gazetës gjermane Zidojçe Cajtung dhe Konsorciumit Ndërkombëtar për gazetari hulumtuese, qëllimi kryesor i zyrës së avokatëve kanë qe qenë që ta fshehin identitetin e pronarëve të vërtetë, por edhe t’i këshillojnë se si ta fshehin tatimin dhe me sukses t’i mbulojnë gjurmët.

NOVA TV ka publikuar një pjesë të kompanive që kanë lidhje me ofshor destinacionin. Këto kompani nuk janë pjesë e aferës “Dokumentet nga Panama”, megjithatë në Panama dhe destinacionet ofshor operojnë qindra zyra të këtilla avokatësh të cilat japin shërbime për mijëra klientë ashtu sikur në aferën lidhur me “Mossack Fonseca”.

AD Beton Shkup
Njëra nga ndërmarrjet e cila posedon më shumë se 5% nga aksionet e kompanisë Beton, që kryetar i Bordit të Drejtorëve është Minço Jordanov është e regjistruar në vendin e Amerikës-Qendrore e cila llogaritet si parajsa tatimore – Panama.

Sipas raportit vjetor për të dhëna bazë të shoqërive aksionare të Komisionit për letra me vlerë nga 2012, kompania WOLLES TRADING CORD nga Panama ka poseduar 21.35% të aksioneve në kapitalin themelues të Beton.

Dy kompani tjera të cilat janë të regjistruara në ofshor qendrat botërore kanë aksionet e veta në kompanitë ndërtimtare REPRO ONE LIMITED, e cila është nga Ishujt e virgjër të Britanisë dhe posedon 22.22% aksione dhe ARROËCREST LIMITED nga Qiproja me 19.94% aksione.

Ish aksionari në Makstil – Minyork Overseas Inc
Makstil AD – Shkup ka pasur 19.38% aksione në ndërmarrjen Minyork Overseas Inc nga Panama, por në prill të këtij viti ndërmarrja është shuar dhe kapitalin e ka bashkuar në Duferco Skop nga Qiproja.

Sipas deklaratës së kompanisë, Duferco Skop (Cypros) Ltd. Tani drejtpërdrejt është pronar i 19.38% të aksioneve të thjeshta Mastil AD – Shkup, me të drejtë vote. Përveç saj, Duferco Skop (Cyprus) Ltd. Është 100% pronar i Duferco Skop Investment Ltd. Nga Lihtenshtajni, që është pronar indirekt i 62.4% të aksioneve të Makstil AD – Shkup.

Vanja Gavrillovski dhe Marjan Stojmenov
Gazetarët Boris Georgievski dhe Sashka Cvetkovska në vitin 2014 i kanë hetuar ofshor kompanitë në Panama dhe kanë gjetur se atje janë të regjistruara më së paku pesë ndërmarrje, pronarë të të cilave janë shtetas të Maqedonisë.

Emrat që posedojnë ndërmarrje në Panama, janë emra të njohur për qytetarët e Maqedonisë dhe ato përputhem me emrat e pronarit të tanishëm të TV Kanal 5, Vanja Gavrillovski dhe Marjan Stojmenov, djalit të ish pronarit të televizionit të njëjtë dhe deputetit aktual në Kuvend, Boris Stojmenov.

Ndërmarrja e përbashkët, sipas dokumenteve nga Regjistri i Panamas është e shkruar në emrin “Sanlajn Trejding (Sunline Traading S.A.) dhe është regjistruar në periudhën kur Boris Sojmenov ka qenë ministër i Financave në Qeverinë e Maqedonisë të formuar nga Lubço Gergievski, transmeton Portalb. Përveç Gavrillovskit dhe Stojmenovskit, emri i themeluesit të tretë të ndërmarrjes përputhet me emrin e gruas së Marjan Stojmenovit, Mimoza Kokovska – Stojmenova, e punësuar si këshilltar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

Tasiga Korp
Ndërmarrja “Tasiga Korp” nga Panama është përmendur në hulumtimin e NOVA-s për pronat e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili ka qenë pronar 100% i ndërmarrjes “Mirtllanis” ia ka shitur një ndërmarrjes në Panama pasi që opozita e ka akuzuar se nuk e regjistron në Komisionin për Antikorrupsion ndërmarrjen që e ka blerë në Pragë të Çekisë. “Mijallkov e ka korrigjuar listën pronësore, duke shtuar se vlera e ndërmarrjes ka qenë shumë e vogël dhe për atë nuk e ka regjistruar menjëherë që t’i bëjë ndryshimet në Komision. E gjithë kjo ka ndodhur në nëntor të vitit 2013. Në po të njëjtin muaj, drejtori Mijallkov ia ka shitur ndërmarrjen “Mirtllanis”, ndërmarrjes “Tasiga Korp” nga Panama. NOVA është munduar që t’i gjejë emrat e personave që janë pas kësaj ndërmarrje, ndërkaq disa emra të përmendur dhe adresa të sjellin në Shkup.

Sipas dokumenteve nga Regjistri Qendror i Panamas, pronar të “Tasiga Korp” nga Panama janë avokatë të të njëjtit shtet. Por, ajo që është interesant në bordin drejtues të “Tasiga Korp”, janë tre italianë, njëri prej të cilëve është Emilio Blinda. Të tre italianët e kanë një adresë, gjegjësisht “Korsa Elvecija 16, Lugano, Zvicër. Emilio Binda dhe Korsa Elvecija 16, megjithatë na sjellin te investitorët e një pjesë të projektit “Shkupi 2014”, që të njëjtët kanë biznes relacione me biznesmenin e Shkupit Orce Kamçev, i cili në publik njihet si shok i afërt i Sasho Mijallkovit.

Emilio Binda gjatë një kohe ka qenë pjesë e bordit jo-ekzekutiv të kompanisë AD “Evroblalkan Grup” nga Shkupi. Kjo shoqëri aksionarësh më vonë u ndërruar me emrin AD Kara, ku edhe Kamçev ka pronësi apo aksione. Por, Euroballkan grup ka themeluar edhe një shoqëri – “Euroballkan Hotels DOO”, gjegjësisht Euroballkan grup bashkë me Eksiko DOOEL ë posedojnë këtë ndërmarrje.

4 O.T.E Invest

O.T.E Invest përafërsisht deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ka qenë aksionar në Kombinatin Bujqësor “Pellagonija” dhe aksionar në “Zhito Pollog Tetovë”, ndërkaq nga ana tjetër edhe “Zhito Pollog” ka qenë aksionar në “Pellgonija” gjatë asaj kohe.

O.T.E Invest pastaj i ka shitur aksionet e O.T.E invest në pronësi të Travinov Korporejshën (ofshor Panama), ndërkaq drejtues është Dejan Janev i cili është drejtues i Kompleks Aleksandrija. Kompleksi Aleksandrija është ish Iskra MM e cila ka qenë në pronësi të Eksiko dhe kumbarit të Dejan Pandellski, kumbarit të Mile Janakieskit. Pandelski dhe Kamçev nëpërmjet anëtarëve të familjeve të tyre kanë përfaqësues në bordin e drejtorëve në ndërmarrjen “Pellagonija.

https://panamapapers.icij.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>