Rusia tha se avioni i saj luftarak respektoi të gjitha rregullat ndërkombëtare kur fluturoi mbi një anije luftarake amerikane në ujrat ndërkombëtare në Detin Balltik në fillim të javës. Shtetet e Bashkuara thanë se dy avionë sulmues rusë fluturuan shumë pranë luftanijes USS Donald Cook ndërsa ajo ishte në ujëra ndërkombëtare.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se avionët e saj SU-24 po kryenin fluturime rutinë.
Shtetet e Bashkuara thanë se dy avionë sulmues rusë fluturuan shumë pranë luftanijes USS Donald Cook ndërsa ajo ishte në ujëra ndërkombëtare.
“Ka patur incidente të përsëritura gjatë vitit të kaluar ku ushtria ruse, përfshirë avionë luftarakë rusë, janë afruar shumë me njëri tjetrin ose kanë arritur pranë trafikut ajror dhe detar duke ngritur shqetësime serioze të sigurisë. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar rreth sjelljes së tyre.”
Luftanija Donald Cook po kthehej nga një ndalesë në Gdynia të Polonisë kur ndodhi incidenti. Ajo po drejtohej në det të hapur me një helikopter polak në bord.
NATO-s i është kërkuar të ketë një prani të përhershme të trupave aleate në shtetet e Balltikut.
Moska mohon se ka pasur ndonjë tentativë për të sulmuar shtetet balltike. (voa)