“Gjermania ka nevojë për punonjës të kualifikuar”

Rreth një milionë refugjatë kërkojnë në Gjermani mbrojtje dhe një perspektivë më të mirë. Por a është në gjendje Gjermania t’u përgjigjet këtyre dëshirave? Punësimi është një prej çështjeve më të rëndësishme.

refugjatet regjistrimiQëkurse është mbyllur i ashtuquajturi “itinerari Ballkanik”, shifrat e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Gjermani kanë rënë dukshëm. Por kjo nuk do të thotë se strehimoret për refugjatë po zbrazen shpejt. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatë t (BAMF) ka ngecur shumë mbrapa në përpunimin e kërkesave për azil. 400.000 migrantë janë duke pritur një përgjigje ndaj kërkesave të tyre. Këtuyre u duhen shtuar edhe 300.000 refugjatë të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur ende kërkesë për azil.

Këto shifra nuk japin shak për optimizëm, thotë shefi i Zyrës, Frank-Jürgen Weise. “Kohëzgjatja e tepërt e shqyrtimit të kërkesave është një e keqe e madhe”, theksoi ai në një konferencë të Fondacionit për Ekonominë e Tregut, në Berlin. Tetë deri në nëntë muaj zgjatëmesatarisht në Gjermani përpunimi i një kërkese për azil. Gjatë kësaj kohe, aplikanti nuk ka të drejtë të punojë, nuk ka të drejtë të ndjekë kurset e gjuhës dhe jeton në strehimore masive. “Ai merr para dhe gjëra , të cilat nuk i ka fituar me punë”, thotë Weise. Kjo nuk i sjell të mira askujt.

Një punë sa më parë

Në periudhën mes viteve 2013 – 2015 në Gjermani kanë ardhur 1,2 milionë azilkërkues. Kuota e njohjes st së drejtës së azilit është rreth 55%. Duhet të nisemi pra nga fakti që rreth 660.000 njerëz në Gjermani do të fitojnë të drejtën e refugjatit. Në rastin më të mirë, ata duhet të mësojnë sa më parë gjuhën gjermane dhe të kualifikohen për një vend pune. Por sa reale është kjo?

Thuajs easpak reale, thuhet në studimet e Herbert Brücker. Eksperti i tregut të punës i ka analizuar të dhënat, që kanë dhënë vullnetarisht azilkërkeusit. Sipas tyre, 46% e atyre që kanë të drejtë të mbeten në Gjermani, kanë shkuar në gjimnaz apo në ndonjë shkollë të lartë. Por shumë pak prej tyre e kanë përfunduar këtë shkollë. Gati 75% e refugjatëve nga Afganistani, Iraku apo Siria nuk kanë asnjë kualifikim të përfunduar.

Përgatitja dhe njohja e gjuhëve

Kjo nuk do të thotë se këta njerëz nuk mund të punojnë askund. Brücker kërkon masa jo konvencionale për përgatitjen dhe çertifikimin e refugjatëve. Një rrugë e suksesshme është praktika në punë. Për tre deri në gjashtë muaj ata mund të dëshmojnë në ndonjë sipërmarrje aftësitë e tyre për punë. Kështu mendon edhe Frank-Jürgen Weise, i cili drejton jo vetëm Zyrën BAMF, por edhe Agjencinë e Punës. “Kjo që po bëjmë tani – së pari kurse të gjata të gjuhës, e pastaj ndonjë vend pune – nuk është efektive.”

Por gjuha duhet të mësohet. Ekonomisti Herbert Brücker ka llogaritur se njohja e gjuhës i rrit me 16 % shanset e një refugjati që të gjejë një vend pune. Edhe më të rëndësishme janë kualitifikemet, sepse një diplomë shton shanset 20 % për gjetjen e një vendi pune.

Një fakt shumë i rëndësishëm, që siç dihet shumë prej azilkërkuesve janë të rinj. Ata duhet të përgatiten profesionalisht dhe të kërkojnë vend pune. “Por nuk duhet të ketë iluzuione, sepse shumë refugjatë pretendojnë që të fitojnë para sa më shpejt dhe të mos investojnë në shkollim apo përgatitje profesionale”, pohon Brücker.

Sistemi social para rrënimit?

Në fund, jo vetëm për refugjatët por edhe për shtetasit gjermanë, është me rëndësi se në çfarë profesionesh orientohen refugjatët. Nga kjo varet edhe ardhmëria e sistemit social gjerman, mendon Brücker. Sipas tij, në dekadat e fundit shumë gjëra janë bërë gabim në përgatitjen profesionale të migrantëve. Ekonomisti dhe studiuesi i lëvizjeve demografike, Bernd Raffelhüschen dyshon se kësaj here do të bëhen gjërat më mirë. Ai mendon se shumë refugjatë do të vuajnë nga varfëria, sepse nuk do të kenë ndonjë shans për ndonjë punë të përhershme. Shumë prej tyre do të detyrohen të kërkojnë ndihma sociale. Ata nuk do të mund të kontribuojnë shumë për sistemin e shëndetësisë, apo sistemin social. Raffelhüschen thotë se për furnizimin e refugjatëve kërkohen 17 miliardë euro në vit.

Imperativi humanitar

Migrimi i parregulluar në disa muajt e fundit, e ka futur Gjermaninë në vështirësi, mendojnë ekspertët. “Ne kemi katër milionë persona të pakulifikuar, që marrin ndihma sociale. Ndaj neve na duhen njerëz të rinj dhe të kualifikuar, në mënyrë që të evitohet rritja e moshës mesatare. “Ne në ekonomi kemi paralajmëruar para 30 vitesh se Gjermania ka nevojë për migrim të kontrolluar.”

Një argumentim, me të cilin është dakord edhe shefi i Kancelarisë dhe Koordinatori për Refugjatët në Qeverinë Gjermane, Peter Altmaier. Por Gjermania nuk mundur të jetë indiferente duke mos ofruar ndihma humanitare për njerëzit e ikur nga lufta dhe dhuna. “Në raste të tilla nuk mund të pyesim nëse dikush ka ndonjë kualifikim apo jo.”

Integrimi

Megjithë vështirësitë dhe sfidat e shumta humanitare, në Gjermani kërkohet një integrim sa më i shpejtë dhe i suksesshëm në tregun e punës. “Për një vend si Gjermania është vendimtare që të kërkojë zgjidhjen e problemeve qysh në zanafillën e tyre.” Qeveria gjermane do të bëj të gjitha përpjekjet që njerëzit të mund të jetojnë nga puna e tyre, sepse nuk duhet të krijohen shoqëri të ndryshme paralele. “Ne do ta ndihmojnë integrimin dhe do ta nxisim atë”, thotë Altmaier. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>