Tifozët maqedonas: “Shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur”

patrioti mkUrrejtja ndaj shqiptarëve nga fqinjët ballkanik ka dalë në pah përsëri në një ndeshje futbolli të zhvilluar dje në Maqedoni.

Derbi kryesor për titull të ligës ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijes i zhvilluar dje në Shkup nuk ka kaluar pa incidente, pasi tifozët e ekipit maqedonas kanë kënduar kore raciste kundër tivozëve shqiptar të ekipit tetovar, transmeton Koha.net.

Thirrja tashmë e njohur “Shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur” ishte kënga raciste që ata këndonin kundrejt tifozëve mysafirë, të cilët edhe i sulmuan fizikisht në vazhdim të takimit.

Prezent në këtë takim ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është fans i Shkëndijes. Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar rrjedhën e kësaj ndeshje.

“Dje isha në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkëndijës në Shkup. Tifozëve të Shkëndijës i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit. Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësia e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur”.

“Pasi shënoi Vardari, gjërat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë. Kur filluan të këndojnë se të gjithë maqedonasit të ngritën në këmbë e vërtetuan se ishim shqiptarë. Mirëpo incidenti ndodhi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijës u ngrit në këmbë për të festuar. Që nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua t’i qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë”, ka shkruar më tutje kreu i Prishtinës.

Shpend Ahmeti shkupAhmeti më tutje ka shtuar: “Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen janë dy gjëra: 1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër. 2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli. Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit”.

Më këtë rast ka reaguar edhe klubi i Shkëndijes përmes faqes zyrtare, duke treguar se disa nga anëtarët e saj të kryesisë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Goli i Armend Alimit në minutën e 39-të i siguroi një pikë Shkëndijes që mban vendin e dytë me 63 pikë, dy më pak se Vardari. (koha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>