DW: BE-ja, sanksione për Nikolla Gruevskin

BENë Bruksel mendojnë seriozisht për vendosjen e sanksioneve kundër funksionarëve të lartë të vendit, konfirmuan për Dojçe Vele burime të BE-së. Plani është përgatitur dhe me siguri do të parashihen një sërë masash ndaj individëve të caktuar, por edhe ndaj shtetit dhe së shpejti do të hyjë në procedurë përmes KE-së.

Një politikan i BE-së i cili këmbënguli në anonimitet, sot pasdite për Dojçe Vele konfirmoi se pasi presidenti Ivanov mori vendim për falje dhe anuluan bisedimet në Vjenë, ky është hapi i ardhshëm. Burimi thotë se mendohet për sanksione serioze. Hapi i parë do të jetë marrja e rekomandimit për fillimin e bisedimeve.

Javën e kaluar edhe Uol Street Zhurnal citoi një diplomat anonim të BE-së i cili ka paralajmëruar mundësinë për sanksione. Sipas burimit të Dojçe Veles, paralelisht me marrjen e rekomandimit paraprakisht do të paralajmërohet se nuk do të pranohen rezultatet e zgjedhjeve më 5 qershor. Hapat e fundit do të jenë “sanksione të targetuara”, ndaj politikanëve të caktuar. Sanksionet e targetuara ndaj politikanëve përfshijnë, ngrirjen e llogarive bankare dhe ndalesë për udhëtim në BE, thotë diplomati. Në Bruksel hedhin poshtë shqetësimet se masat e këtilla vetëm se do ta përkeqësojnë edhe më shumë krizën si dhe do ta radikalizojnë situatën. Fakti që ish kryeministri Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij në mënyrë plotësuese do të shtypen në mur, nuk mund ta përkeqësojë situatën pasi ajo tashmë është dramatike. Jo, fare nuk jemi të shqetësuar për këtë. Më shumë jemi të shqetësuar se gjendja po përkeqësohet dhe se vendi po shkon drejtë destabilizimit më të madh. Nuk do të mendonim për masa të këtilla po të mos konsideronim se janë të domosdoshme. Situata është shumë e rrezikshme, thotë politikani i BE-së i cili këmbëngul në anonimitet.

Boris Georgievski, DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>