Familjarët e rastit ‘Monstra’: Të gjithë në protesta ta shëmbim këtë regjim vrastarë

bedriNË EMËR TË LIRISË DHE DREJTËSISË PËRKRAHIM PROTESTAT E  DATËS 9 MAJ

Nisur nga gjendja e mjerueshme e shqiptarëve  në këtë shtet, e cila edhe më tutje vazhdon të përkeqësohet , e posaqërsiht nevoja e madhe për drejtësi për familjarët tanë nga procesi i montuar politik i rastit “Monstra”…

Nisur nga fakti që nuk kemi fare besim në gjyqësinë dhe drejtësinë e pushtetit maqedonas i cili vazhdimisht i vret dhe burgos shqiptarët e pafajshëm…

Nisur nga fakti që ndajmë dhimbje me të gjitha familjet e shqiptarëve të vrarë dhe të atyre të burgosur nga ky pushtet i dhunshëm dhe antiperendimor…

Nisur nga e vërteta e madhe se vetëm me largimin e kësaj qeverie, ne familjarët e të burgosurve të pafajshëm nga rasti i montuar “Monstra” mund të shpresojmë në drejtësi dhe liri për të afërmit tanë…

Nisur nga e vërteta edhe më e madhe se vetëm me largimin e kësaj qeverie antishqiptare do të ndaleshin nënçmimet, torturat, burgosjet dhe vrasjet e shqiptarëve…

Ju drejtohemi familjarëve tanë dhe shqiptarëve në përgjithësi që masovikisht të dalin dhe të përkrahin protestat mbarëshqiptare të 9 majit, si dhe të gjitha protestat e ardhshme shqiptare deri në largimin e plotë të kësaj qeverie të korruptuar, kriminalizuar dhe tërësisht antishqiptare.

 

Shkup 03.05.2016

Në emër të familjarëve të burgosurve politik dhe në emrin e Këshillit për organizimin e protestave kundër rastit “Monstra”

Bedri Hajdari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>