Selanik, të martën nisin punimet për gazsjellësin TAP

Trans_Adriatic_PipelineTë martën pas mesdite, në Selanik zhvillohet ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), tubacionit që do të transportojë gaz natyror nga rajoni i Kaspikut në drejtim të Europës.

Kalimi i tij nëpërmjet Greqisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke përshkuar më pas detin Adriatik, me destinacion përfundimtar lidhjen me rrjetin italian të gazit natyror, shndërron Shqipërinë dhe Greqinë në dy nyje të rëndësishme energjetike në rajon.

Në ceremoninë e përurimit që do të hapet nga vet kryeministri grek, Alexis Tsipras, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në nivel të lartë edhe Shqipëria, me zv.kryeministrin Niko Peleshi dhe ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri; Italia, si dhe shumë vende të korridorit të ri jugor, si Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Bullgaria.

Gazsjellësi do të sjellë fillimisht hapjen e mbi 8.000 vendeve të punës në Greqi dhe mbi 2.000 në Shqipëri, ndërsa më pas, mijëra vende të tjera pune do të krijohen nga kontratat e reja me kompani vendase dhe të huaja, si dhe nga stimulimi i aktivitetit ekonomik. Gjithashtu përfitim do të kenë edhe qytetarët e të dy vendeve nga përdorimi i gazit natyror.

Vlen të përmendet se, 10 ditë më pas në Athinë mbërrin edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, do të sjellë propozime të reja për transportin e gazit natyror të “Gazprom”-it në BE, nëpërmjet shfrytëzimit të tubacionit në fjalë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>