Linja e interkonjeksionit me Maqedoninë është projekti më i rëndësishëm energjetik që do të ndërtohet gjatë këtyre 3 viteve.
Kreu i OST thotë se bashkë me linjën e Greqisë, Malin e Zi dhe Kosovën që nis punën në qershor, intekonjeksioni me Maqedoninë ul koston e transmetimit.
“Është konsumatori që fiton në fund, pasi nuk ka kosto gjatë transmetimit nga njëri vend në tjetrin dhe sigurisht që edhe çmimi do të jetë më i ulët i energjisë”, shprehet Engjëll Zeqo.
Linja shtrihet në një gjurmë 55 km nga Qafthana në Elbasan dhe rreth 70 km nga Elbasani në Fier.
Kreu i OST thotë se një tjetër përfitim me përfundimin e ndërtimit të kësaj linje në 2019 n, është rritja e sigurisë së furnizimit me energji në një prej zonave më problematike në vend, atë të jugut.
“Mundëson uljen e humbjeve sepse kalimi në 400 kilovolt, në zemër të jugut ku garancia është e kufizuar pasi bregdeti dhe juglindja furnizohen aktualisht me 220 kilovolt na bën të riskuar. Është garanci edhe për ndërtimin e burimeve të reja gjeneruese në Vjosë dhe vënien në punë të TEC-it të Vlorës”, shprehet Zeqo.
Projekti ka një kosto prej 70 mln eurosh prej të cilave 49.8 mln janë kredi nga KFW, 15.2 mln grante dhe 5 mln euro do të financohen nga OST.
/ Top Channel