Nisin punimet në Selanik për TAP-in. Tsipras: 8.000 vende të reja pune

tapNë Selanik kanë nisur punimet për ndërtimin e gazsjellësit të ri, që është projektuar të transportojë gazin azer përmes Greqisë veriore e Shqipërisë për në Itali, një investim që do të reduktonte varësinë energjetike të Europës nga Rusia.

Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) do të jetë 878 kilometra i gjatë nga kufiri i Greqisë me Turqinë, deri në Italinë jugore, si dhe përfshin gjithashtu një shtrirje nën detin Adriatik prej 105 kilometrash. Shpërndarja e gazit drejt Europës pritet të fillojë në vitin 2020.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras tha se projekti do të krijonte 8.000 vende të reja pune në vendin e tij që po vuan ekonomikisht, e që deri më tani ka një normë papunësie prej 24 për qind. Kreu i ekzekutivit grek foli gjatë një ceremonie të kësaj të marte, që shënonte fillimin e ndërtimit të gazsjellësit në qytetin verior portual të Selanikut.

“TAP” është një projekt bashkërisht i investuar dhe i zotëruar prej kompanisë britanike “BP”, asaj azere “SOCAR”, italianes “Snam”, belges “Fluxys”, spanjolles “Enagas”, si dhe zviceranes “Axpo”.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>